Hyseni: Është momenti i fundit që këtë popull dhe arsimin e tij ta nxjerrim nga kjo situatë tepër e rëndë

  • 08 March 2018 - 13:40
Hyseni: Është momenti i fundit që këtë popull dhe arsimin e tij ta nxjerrim nga kjo situatë tepër e rëndë

Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, për "Kosova Sot", tha se është momenti i fundit kur intelektualët tanë, institucionet tona arsimore, nëse vërtet i kemi ato, duke filluar nga Akademia e Shkencave, që këtë popull dhe arsimin e tij ta nxjerrim nga kjo situatë tepër e rëndë. "Asnjëherë ky popull nuk ka qenë në një rrezik më të madh kombëtar sesa që është sot", u shpreh ai.

"Është momenti i fundit, që intelektualët tanë ta ngrenë zërin dhe që për fat të keq janë shpërndarë në partitë politike dhe po heshtin dhe që janë duke punuar vetëm për interesa të tyre meskine", vijoi më tutje Hyseni. Sipas tij, është harruar edukimi. "I kam analizuar ligjet që janë nja dhjetë sish dhe me të cilat rregullohet sistemi i arsimit, por është për keqardhje që nuk përmendet askund në këto ligje dhe Kushtetutë fare edukimi, ngase nuk bëhet njeriu njeri dhe nuk mund të mbrohen interesat tona kombëtare me arsimim, sepse të arsimosh e mos të edukosh do të thotë të krijosh demonë, të krijosh satana dhe të krijosh djaj", shpjegoi më tutje ai. 

(Kosova Sot)