Nuk ka datë kur do të mbahet seanca për Demarkacion

  • 08 March 2018 - 14:07
Nuk ka datë kur do të mbahet seanca për Demarkacion

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar që beson se deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Veseli, në deklarimin e tij për media, pas takimit të kryesisë së Kuvendit ka thënë se është optimist se tashmë deputetë e kësaj partie e kanë ndryshuar mendjen sa i përket demarkacionit.

Ai ka folur edhe për caktimin e vazhdimit të seancës për votimin e Demarkacionit. Ka thënë se do të ndodhë shumë shpejt dhe se është koha t’i jepet fund izolimit të kosovarëve.

Megjithatë në këtë takim të kryesisë, Veseli tha se është diskutuar çështja e rregullores së re të kuvendi, përderisa nuk është prekur mundësia e caktimi të një date të re për seancën për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Mal i Zi.

(Kosova Sot)