Së shpejti pritet arrestimi i vrasësit e Ivanoviqit - Lajme - Kosova Sot
Së shpejti pritet arrestimi i vrasësit e Ivanoviqit

Së shpejti pritet arrestimi i vrasësit e Ivanoviqit

Hetimet intensive të zhvilluara për vrasjen e liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq janë ende duke vazhduar.

Burimet e Indeksonline të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se shumë shpejt do të kryhen arrestimet e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit.

Indeksonline më herët raportoi se hetimet për vrasjen e politikanit nga veriu i Mitrovicës, tani e tutje do të kryhen nga Prokuroria Speciale.

Hetimet që nga dita e vrasjes e deri tani janë zhvilluar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës.

Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 16 janar.

(Kosova Sot)

12 orë e 36 minuta më parë
15/12/18