Çka duhet t’u them atyre që kam kërkuar votën për Shpendin! - Lajme - Kosova Sot
Çka duhet t’u them atyre që kam kërkuar votën për Shpendin!

Çka duhet t’u them atyre që kam kërkuar votën për Shpendin!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj ka reaguar pas largimit të Shpend Ahmetit nga LVV.

Ai në reagimin e tij, ka pyetur se çka duhet t’u thotë tash votuesve që ua kishte kërkuar votën për Shpend Ahmetin.

Sipas tij, ata votues nuk janë të paktë dhe se kërkojnë një përgjigje.

Reagimi i plotë i Jusuf Ulajt:

Shpendi nuk është kandiduar si emër i përvecëm por është nominuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për të garuar dhe udhëhequr më kryeqytetin e RK. Të gjithë bashkarisht e maksimalisht kemi punuar dhe angazhuar që ai të vjen aty ku është për momentin duke besuar se do të zbaton konceptin e qeverisjës së LVV.

Në këtë koncept kanë besuar të gjithë ata që e votuan. Dorëheqja nga subjekti politik që ia mundësoj këtë nuk ka të bëjë fare më neutralitetin, respektin, përgjegjësinë, parimet, etikën. Më keqardhje e them, por kam bindjen se ka të bëjë më tepër më finalizimin e projektit të përmbushjes së ego ambicjeve të grupit dhe jo vetëm, duke shfrytëzuar projekcionin si metodë për të fajësuar e dëmtuar LVV.

Lufta e sinqertë në të mirë të Lëvizjes bëhet brënda strukturave ku je pjesë e tyre e jo nga distanca e permës mediave. Kjo mundësi nuk është shfrytëzuar. Pse dhe kush qëndron pas krejt këtyre lojërave të kqija për vendin do e marrim vesh më vonë.

Cka duhet t’u them atyre që kam kërkuar votën për Shpendin?. Ata nuk janë të paktë dhe normal që do të kërkojnë përgjigje.

(Kosova Sot)

4 orë e 59 minuta më parë
17/12/18