Kelmendi: Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial janë shkaktarë të gjendjes

  • 08 March 2018 - 15:47
Kelmendi: Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial janë shkaktarë të gjendjes

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, tha për "Kosova Sot" se realisht në vendin tonë akoma nuk ka struktura të mirëfillta që punojnë në institucionet e shtetit, në drejtësi, në interes të shtetit dhe bazuar mbi shtetin ligjor e Kushtetutën, derisa është vetë sistemi juridik si tërësi që nuk po funksionon. "Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial janë shkaktarë të gjendjes dhe kam mendim se me përbërjen e tashme të këtyre dy institucioneve gjendja kurrë nuk përmirësohet. Në shkencën politike dhe juridike thuhet: "Kryerësi i veprës së dëmshme politike a penale nuk mund të jetë ai që e rregullon dhe e vënë në binarë të shëndoshë sistemin juridik". Ne po dëgjojmë çdo ditë ministrin Tahiri duke dhënë mendime të karakterit politik, thjesht nënshtrues, ndonëse e di se kryesit e veprave janë ulur në prokurori dhe në gjykata, në këshillat e tillë", theksoi ai.

(Kosova Sot)