Mustafa: Të përdoret Fondi i Veriut

  • 08 March 2018 - 16:06
Mustafa: Të përdoret Fondi i Veriut

Ndërsa, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në përbërjen e kaluar, Muhamet Mustafa, për "Kosova Sot", tha se çështja është zvarritur shumë, sepse daton që nga viti 2013 dhe është diskutuar në Komisionin hetimor, që asokohe ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës. "Neve si komision, nga ZRRE-ja kemi kërkuar që të ndërpritet kjo metodë, por nuk ka ekzistuar një gatishmëri politike që të bëhet. Kjo është e habitshme, sepse nuk ka logjikë që dikush të shpenzojë e të mos paguajë apo edhe të paguajë dikush tjetër në vend të atij që shpenzon", potencoi ai. "Kjo praktikë duhet të anulohet dhe duhet të detyrohen qytetarët në atë anë që të paguajnë energjinë e shpenzuar.

Mendoj se derisa të gjendet një zgjedhje pagesën e parave të shpenzuar nga serbët e veriut të Kosovës duhet të bëhen nga Fondi i Veriut, që është një fond për investime, i themeluar nga Qeveria dhe është fond i dedikuar për tri komunat e asaj ane, që ndryshe janë mjete që inkasohen nga Doganat e Kosovës në atë pjesë të vendit", ka propozuar Mustafa. Sipas tij, një nga variantet duhet të jetë edhe ajo që KEDS-i të gjejë një kompani që i inkason mjetet në atë pjesë të Kosovës.

(Kosova Sot)