Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë

  • 08 March 2018 - 16:13
Veseli: Zero barriera për gratë në shoqërinë tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të Ditës së Grave, është takuar sot me përfaqësueset e strehimores në Gjakovë, si dhe me përfaqësuesen e Policisë së Kosovës

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Facebook, ku shkruan se përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 Marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit, duke larguar të gjitha barrierat për gratë në shoqërinë kosovare.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Përtej simbolikës tradicionale, mesazhin e 8 marsit duhet ta kuptojmë si mesazh për secilën ditë të vitit: zero barriera për gratë në shoqërinë tonë.
Kjo është e vetmja rrugë që na mundëson zhvillimin ekonomik, emancipimin social dhe marrjen e vendit që na takon në bashkësinë europiane të shteteve të lira e demokratike.
Sot, unë takova përfaqësueset e Strehimores në Gjakovë dhe përfaqësuesen e Policisë së Kosovës dhe vendosëm që së bashku të punojmë më shumë që të drejtat e grave të mos jenë më sfidë, por realiteti ynë i përditshëm.


(Kosova Sot)