Aliu:Sa më shpesh zgjedhje, aq më pak zgjidhje

  • 08 March 2018 - 16:51
Aliu:Sa më shpesh zgjedhje, aq më pak zgjidhje

Investim të kotë në vota të reja e konsideron një proces të ri zgjedhor edhe analisti Bislim Aliu. "Janë mësuar pushtetarët tanë që të mbajnë shpesh zgjedhje të reja dhe ato asgjë nuk po sjellin përparim, vetëm sa po i ndërrojnë vendet pushtetarët, e njëjta papërgjegjësi dhe fare nuk ka përparim dhe as zhvillim me këta pushtetarë. Le ta dinë këta pushtetarë se në zgjedhjet e reja do të bjerë dukshëm numri i votuesve, pasi që populli është skajshmërisht i zhgënjyer dhe tej mase i dëshpëruar. Kadri Veseli fushatën parazgjedhore e ka nisur me sloganin e ri 'Dekada e re'", theksoi ai."Kjo është tallje e Veselit se asgjë tëre nuk do t' na sjellin njerëzit e vjetër. Kjo parti është e inkriminuar që nga fillimi dhe kot e ka për të sjellë diçka të re. Jo vetëm PDK-ja, por të gjitha partitë kanë përfunduar në krim të organizuar dhe zhvatje të një- pasnjëshme këtë popull fukara që 20 vjet pas luftës. Të gjitha partitë tona janë të varura prej liderëve; janë parti familjare, klanore të inkriminuara në krim dhe korrupsion, pa përjashtim pozitë e opozitë", u shpreh Aliu. "Të gjitha partitë janë të inkriminuara dhe ato financohen nga mafio-oligarkët dhe nëntoka kriminale. Dhe, populli më në fund e ka kuptuar se këto parti fare nuk e kanë hallin e popullit të shkretë, papunësinë, arsimin, drejtësinë, shëndetësinë, por vetëm për vete dhe interesa familjare. Pra, me këtë mund të themi se Kosova është shtet i krimit të organizuar dhe i korrupsionit të pandalshëm", tha Aliu për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)