Historia e grave iraniane me problemin shekullor të shamisë

  • 08 March 2018 - 18:37
Historia e grave iraniane me problemin shekullor të shamisë

Policia në Teheran kishte arrestuar 29 gra në shkurt të këtij viti të cilat protestuan kundër një ligji për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit. Arrestimet erdhën pasi gratë anembanë Iranit kanë postuar fotografi të tyre të zhveshura dhe duke tundur mbulesën e tyre në ajër me shkopinj.

Policia ka thënë se kjo fushatë ishte e ndikuar nga jashtë Iranit përmes disa kanaleve ilegale satelitore. Mirëpo, deputetja Soheila Jolodarzadeh në parlamentin iranian, ka thënë se protestat kanë filluar qe një kohë të gjatë.

“Ato po ndodhin për shkak të qasjes sonë të gabuar”, ka thënë deputetja Jolodarzadeh, shkruan “The Economist”, ne vendosëm kufizime për gratë dhe i vendosëm kufizime të panevojshme”, ka shtuar ajo, raporton Insajderi.

Sa ka gjasa që gratë të fitojnë betejën për shami ?  Dhe çfarë thonë ëkto protesta për gjendjen e politikës iraniane ?

Shamia ka qenë prej kohësh temë diskutimi për politikën në Iran. Disa herë në shekullin e kaluar autoritet në mënyrë drastike kanë ndryshuar kodin e veshjes për gratë. Së pari erdhi Reza Shah, sundimtari autokratik i Iranit i cili në vitin 1930, miratoi një qasje laike

Në emër të modernizimit, ai e ndaloi shamin mirëpo dyzet vjet më vonë, në vitin 1979, ajatollahët u hakmarren ndaj shtetit laik dhe dërguan policë në shtëpi për t’ia kthyer grave mbulesën. Kodi penal ka caktuar dy muaj burg për çdo grua të cilat nuk respektojnë kodin e veshjes. Policia e cila e kishte vetëquajtur veten “patrullimi i hakmarrjes së Perëndisë”, shkoi në rrugë duke brohoritur, “Mbuloni ose vuani”.

Por Republika Islamike gjithashtu i inkurajoi gratë në arsim dhe nga vitet 1990, studentet femra i tejkalonin studentët meshkuj në universitete. Protestat e kohëve të fundit mund të jenë vetëm gërvishtje në skajet e rendit të vendosur fetar, por ato janë simbolike për një shqetësim më të gjerë që mund të kthehet në diçka më të madhe.

Ato kanë kaluar në demonstra më të gjera dhjetorin e kaluar, të udhëhequr nga njerëz të klasës punëtore në qytete provinciale, kundër interesave të papërgjegjshme dhe korrupsionit të elitës fetare. Ndoshta në një përpjekje për të penguar protestueset femra më së shumti të klasës së mesme nga bashkimi me demonstratat më të gjera.

Shefi i policisë së Teheranit tha në dhjetor gratë nuk do të ndaleshin më për të hequr shamin – por do të dërgoheshin për riedukim. Në fakt, kjo vetëm inkurajoi trendin e zbulimit, duke nxitur një reagim të ri nga policia.

Në fund të tekstit, The Economist” ka shkruar se “Profeti Muhammed kërkoi që gratë e tij të mbajnë shamin. Mbështetësit e presidentit Hassan Rouhani, publikuan një sondazh të bërë në 2014, që tregoi gjysmën e iranianëve duke thënë se velloja duhet të jetë një çështje zgjedhjeje personale.

 

(Kosova Sot)