Skenar i frikshëm/Nedelkovski: Do përgjaket Maqedonia (VIDEO)

  • 08 March 2018 - 18:44
Skenar i frikshëm/Nedelkovski: Do përgjaket Maqedonia (VIDEO)

Gazetarët dhe analistët parashikojnë përplasje të përgjakshme gjatë pranverës në shtetin e Maqedonisë. Milenko Nedelkovski, gazetari që njihet për mbështetjen e fuqishme për ish-qeverinë e Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin serb RTS ka paralajmëruar trazira në Maqedoni, edhe ate siç thotë të përgjakshme.

I pyetur nga gazetarja serbe se çfarë pranvere pritet në Maqedoni, Nedelkovski është shprehur: “Shpresoj se nuk do të jetë një pranverë e përgjakshme, por shumë e mundur është që të ndodhë kjo.”

Ai gjatë emisionit ka fyer shqiptarët si një fis që është në shërbim të fuqive të mëdha, përkatësisht amerikanëve dhe se ata aktivizohen në momente kur iu interesojnë këtyre aleatëve.

Por ai ka këmbyer fjalë të këqija edhe për VMRO-DPMNE-në aktuale që sipas tij, kjo parti është njëlloj sikur LSDM që nuk po mbron interesat e maqedonasve.

(Kosova Sot)