Nesër shpallet vendimi për rastin Limaj

  • 08 March 2018 - 20:21
Nesër shpallet vendimi për rastin Limaj

Gjykata Themelore e Gjakovës, nesër do të shpallë vendimin ndaj Fatmir Limajt, i akuzuar për rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Limaj akuzohet nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Në seancën e fundit gjyqësore, Limaj ka deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.

“Që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi, pasi nuk kishte prova, por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës, dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfakcion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj.

Aktgjykimi do të shpallet nesër në ora 09:30.


(Kosova Sot)