Sa është pasuria e Ivanka Trump-it?

  • 08 March 2018 - 20:29
Sa është pasuria e Ivanka Trump-it?

ËSHTË E MARTUAR ME JARED KUSHNER-IN

Ivanka Trump është fëmija i mesëm i Donald Trump-it dhe ish-gruas së tij, Ivana Trump

Ivanka Trump ka trashëguar pamjen e nënës së saj dhe natyrën konkurruese në biznes nga babai i saj. Fëmija i dytë i Donald Trump ndoqi hapat e babait të saj, duke ndjekur një karrierë në biznes. Ajo ka punuar me "The Trump Organization", ka në pronësi një kompani të saj dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe ka tre fëmijë. 

Kush është Ivanka Trump?

Ivana Marie Trump ka lindur në Menhetën, Nju- Jork. Prindërit e saj e quanin Ivanka, megjithëse emri i saj është Ivana (Ivanka është emër përkëdhelës për vajzat që quhen Ivana). Donald u shkurorëzua nga nëna e saj në vitin 1991, kur Ivanka ishte vetëm 10 vjeç. Ai u rimartua në vitin 2005 për herë të tretë dhe të fundit. Deri në vitin 2005, Ivanka tashmë punonte në biznesin familjar si presidente ekzekutiv e zhvillimit dhe blerjeve. Ivanka gjithashtu zotëron linjën e saj të modës. Linja përfshin rroba, këpucë dhe aksesorë dhe shitet në disa dyqane të shitjes me pakicë. Ivanka u takua me burrin e saj të tanishëm, Jared Kushner në vitin 2007. Ivanka u konvertua në judaizëm për t'u martuar me Kushner-in, duke e bërë të vetmin anëtar hebre të familjes Trump. Ivanka Trump është 36 vjeç. Ajo ka lindur më 30 tetor 1981.

Cila është vlera neto e pasurisë së Ivanka Trump-it?

Vlerësohet se Ivanka Trump ka pasuri me vlerë 300 milionë dollarë. Ajo dhe bashkëshorti i saj së bashku kanë pasuri me vlerë prej 740 milionë dollarësh. Ajo dhe bashkëshorti i saj thuhet se kanë një koleksion arti me vlerë rreth 25 milionë dollarë. Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë. 

(Kosova Sot)