Vëllai i Rexhep Selimit shfrytëzon ‘gruan’, për ta ofenduar policin që dyshohet se e sulmoi (Foto)

  • 08 March 2018 - 21:43
Vëllai i Rexhep Selimit shfrytëzon ‘gruan’, për ta ofenduar policin që dyshohet se e sulmoi (Foto)

Festën e 8 Marsit, vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi e ka shfrytëzuar për të ‘sulmuar’ me fjalë policin e Kosovës, të njëjtin të cilin që dyshohet se e sulmoi edhe fizikisht.

Ai mbi fotografinë e postuar në rrjetin social Facebook me bashkëshorten e tij ku i uroi asaj 8 Marsin, ka shkruar se tani ka filluar të qetësohet pas sulmit që ju bë nga një bishë, dhe se gati sa nuk i shkatërrojë jetën.

“Një gotë verë për të ia uruar 8 Marsin gruas time, pasi që pak e morëm veten nga sulmi i asaj bishe, që për pak na shkatërrojë jetën e që në disa media u spekulu shumë”, ka shkruar Ramadani.


Ndërkohë, ai ka thënë se ato ditë për të kanë qenë ditë të vështira, dhe se ka filluar ta kalojë atë sfindë.
“Kemi përballu kohë edhe me te vështira, do ta kalojmë edhe këtë sfidë!”, ka shkruar Ramadan Selimi.
Ndryshe, ndaj Ramadanit vetëm dy ditë më parë është ngritur kallëzim penal për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare nga neni 410 dhe veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 3 të kodit penal të Kosovës.

Image

 

(Kosova Sot)