613 kg kokainë në Durrës, Basha: Garancia e ka emrin Edi Rama

  • 08 March 2018 - 23:18
613 kg kokainë në Durrës, Basha: Garancia e ka emrin Edi Rama

“Një kokainë kaq e madhe nuk të lëvizë pa garanci të nivele më të partë nga politika.”

Kështu mendon kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i ftuar në emisionin ‘Opionin’, hodhi akuza të forta se 613 kg kokainë të kapur në Maminas, janë të klanit të lidhur me kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, nga informacionet që ka opozita, ka dy mundësi: Njëra është që pas kësaj droge fshihet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ose të vëllait të Ramës.

Për Bashën, aksioni i policisë u bë në atë mënyrë që të mos kapen porositësit.

“Ashtu si në rastin e Xibrakës, ku sapo erdhi informacioni në Shqipëri u kapën vetëm nivelet e poshtme, ndërsa kokat e trafikut ikën, e njëjtë sikundër ndodhi në Maminas.

Armata kolumbiane thotë se kemi përfunduar me sukses një operacion të suksesshëm. Kemi reagimin e doganës së Livornos, e cila ndryshoi plumbçat dhe nisi ndjekja nga Guardia di Finanza.

Erdhi droga në Shqipëri, ndërkohë që informacionet që autoritetet i kishin. 24 orë përpara se kontenieri të kalonte në skaner, pronari i kompanisë iku në Gjermani. Kush e njoftoi atë? Ata që kishin lidhje me Xibrakën dhe Maminasin.

Një sasi e tillë droge nuk mund të vijë pa një garanci politike dhe autoritetet kolumbiane, DEA apo italiane donin të dinin se kush qëndron pas kësaj ngarkese.

Në rastin e Xibrakës bosi doli me makinë nga Qafë Thana në shoqërinë e vëllait të Kryeministrit dhe u kapën transportuesit dhe shoferët. Edhe në rastin e Maminasit u kapën shoferët. Ne kemi informacionet tona, por të gjitha indikacionet të çojnë se pronarët e vërtetë të drogës kanë garanci politike.”, tha Basha.


(Kosova Sot)