Arrestohen 6 persona në Prizren, mbanin drogë në kavanoz

  • 09 March 2018 - 10:38
Arrestohen 6 persona në Prizren, mbanin drogë në kavanoz

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia rajonale e Prizrenit në fshatin Lubizhdë, për mbajtje të narkotikëve.

Policia ka shkuar fillimisht të bastisë shtëpitë e tyre për dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda.

Mirëpo bastisja e shtëpisë rezultoi me gjetjen e  2.5 kg drogë të llojit marihuanë të cilat po i mbanin në kavanoz.

” Gjatë bastisjes, në një dhomë, nën krevat janë gjetur gjashtë kavanoz të mbushur me marihuanë që peshonte rreth 2 kg e 527 gramë. Pajisje për përdorimin e drogës etj.

Pas inicimit të rastit, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar gjatë të dyshuarit ndërsa i shtati, hëpërhë ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre prej tyre ndalën nën masën e arrestit policor.”thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot)