Agim Veliu e godet Driton Selmanajn për shkak se e ftoi Shpend Ahmetin t'i bashkohet LDK'së

  • 09 March 2018 - 12:07
Agim Veliu e godet Driton Selmanajn për shkak se e ftoi Shpend Ahmetin t'i bashkohet LDK'së

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka reaguar pasi anëtari i kësaj partie, Driton Selmanaj, ftoi Shpend Ahmetn t’i bashkohet LDK’së. Veliu thotë se partisë së tyre i bashkëngjiten njerëzit që kanë frymë të njëjtë me ta, ndërsa kjo nuk behet me ftesa nëpër studio televizive.

Ky është shkrimi i plotë i Veliut në FB:

LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar.

Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.

LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite.

Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura.

(Kosova Sot)