Nuk respektohen sa duhet të drejtat e grave në Kosovë (FOTO/VIDEO)

  • 09 March 2018 - 12:59
Nuk respektohen sa duhet të drejtat e grave në Kosovë (FOTO/VIDEO)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” vlerësojnë se nuk qëndrojmë keq në këtë aspekt, por mund të bëhet më shumë.

Image

 

Gani Ademaj thekson se në përgjithësi të drejta e grave nuk respektohen në nivelin që duhet me qenë! “Në aspektin ligjor ka dështuar. Trashëgimia nuk respektohet”.

Image

 

Lutfi  Rexhepi thotë se respektohen relativisht. “Nuk mund të themi se nuk respektohen, por jo në masën e duhur pasi në Kosovë familjet janë goxha tradicionale dhe me zor lirohen nga ajo traditë vetë. Por gjërat kanë nisur të bëhen më mirë”.

Image

 

Bajram Azemaj thotë se respektohen mirë. “Nuk është keq, në krahasim me përpara shumë më mirë. Duke të kemi edhe më tej avancime. Por nuk është keq”.

Image

 

Reshat Salihu shprehet se respektohen, por duhet edhe më shumë.” Mendoj se në krahasim me rajonin te ne respektohen më shumë”.

(Kosova Sot)