Kuvendi i ç’rregulluar

  • 09 March 2018 - 13:26
Kuvendi i ç’rregulluar

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar sot tre seanca për javën e ardhshme, që të gjitha të mbetura të papërfunduara që më parë.

Seancat e zakonshme kanë deri në 28 pika në rend  dite, andaj edhe mbesin të pa përfunduara.

Kuvendi po kritikohet për këtë gjë nga monitoruesit e Kuvendit.

Albert Krasnqi nga KDI që në vazhdimësi përcjell dhe monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se Kuvendi duhet ti kthehet rregullores së saj të punës dhe të mbajë seanca çdo të enjte ngase me funksionimin  momental po  ç’rregullon tërë punën.

“Kuvendi krejtësisht i pa organizuar

Thërret seanca plenare që i ngarkon me nga 28 pika të rendit të ditës – seanca nuk përfundon.

Në ndërkohë thirret seancë të re, një tjetër të jashtëzakonshme edhe një debat parlamentar. Asnjër nuk përfundon me kohë.

Kështu të hapura i mbesin nga tri-katër seanca.

Kuvendi duhet t’i kthehet mbajtjes së seancave të rregullta të enjteve, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren e Punës. Duke thirrur seanca në ditë të ndryshme të javes, po ç’rregullon organizimin e punës së komisioneve parlamnetare dhe planifikimet e deputetëve. Nëse seancat mbahen në një orar të rregullt dhe sipas një plani të punës (të cilin ende nuk e ka miratuar) edhe dështimi i tyre si pasojë e kuorumit do të ishte më i vogël.

Sot Kryesia e Kuvendit i caktoj tri seanca për javën e ardhshme.” ka thënë Krasniqi.

(Koosva Sot)