Mulliqi: Kjo logjikë dhe praktikë e keqe duket se nuk ka të ndalur

  • 09 March 2018 - 13:49
Mulliqi: Kjo logjikë dhe praktikë e keqe duket se nuk ka të ndalur

Sipas Mulliqit, kjo logjikë dhe praktikë e keqe duket se nuk ka të ndalur. "Edhe përplasjet në Kuvend për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsim të Lartë ishte më shumë i kësaj natyre, sesa për ta riparuar dëmin e bërë", tha më tutje ai."PDK-ja po e konsideron se anë- tarët e propozuar nuk janë ekspertë të mirë në krahasim nga ata që ishin në bordin e kaluar. Sigurisht se largimi i tyre nuk iu ka levërdisur së janë shkarkuar njerëzit e tyre. Në arsyetimin lidhur me përjashtimin e AKA-së nga EQAR, ministri Arsimit, Bytyqi, tha së do të bëhen përpjekje që brenda këtyre tre muajve të shpë- tohet largimi përfundimtar nga EQAR", ka thënë Mulliqi."Këto përplasje të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës janë treguesi më i mirë se nuk po përfaqësohen në mënyrë të denjë interesat e qytetarëve të Kosovës. Këta kuvendarë nuk po kanë mundësi dhe kapacitete të mjaftueshme për të bërë ndryshimeve pozitive. Ndryshimi përmbajtjesor në skenën tonë politike duhet të ndodhë nëse dëshirojmë të shpëtojmë shtetin e Kosovës nga falimentimi", theksoi ai. 

(Kosova Sot)