Kelmendi: Qytetari ka humbur besimi në politikë, por akoma më shumë në drejtësi

  • 09 March 2018 - 13:50
Kelmendi: Qytetari ka humbur besimi në politikë, por akoma më shumë në drejtësi

Sipas analistit politik Naim Kelmendi, kjo lloj lidhje kriminale e bërjes së politikës dhe ndarjes së drejtësisë me shantazhe, ka bërë që qytetari ta humbë besimin sa në politikë, por edhe më tepër në drejtësi. "Derisa kjo drejtësi është e kapur nga krimi dhe nëntoka kriminale, pastaj edhe i shantazhon vetë ata me dosje, nëse ata ngrenë krye për të luftuar krimin dhe korrupsionin, pra duke qenë të kapur nga politika e inkriminuar dhe mafio- oligarkët, ata janë të pafuqishëm të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit,e të cilat i udhëheqin politikanët e inkriminuar bashkë me mafio-oligarkët e kriminalizuar", u shpreh ai për "Kosova Sot".

Sipas Kelmendit, sa herë gjyqtarët apo prokurorët priren për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mbase ata shantazhohen nga mafio- oligarkët e kriminalizuar. "Shantazhi është shndërruar edhe në mjet për të arritur qëllimet kriminale jo vetëm në drejtësi, por gjithashtu edhe në politikë e gjithandej në institucionet e shtetit, që fatkeqësisht janë të kapura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni", tha Naim Kelmendi për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)