Ky është personi që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

  • 09 March 2018 - 14:00
Ky është personi që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Pas vrasjes së dy vëllezërve sot në Plloqicë të Malishevës, është arrestuar një person.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Agron Matjani.

Matjani tha se i arrestuari Blerim Maloku është po nga fshati Plloqicë.

“Policia ka arrestuar Blerim Maloku nga po i njëjti fshat me dy viktimat e rastit”, tha prokurori Matjani.

Ndërsa i pyetur për motivet e rastit, ai tha se ende mbetën të pasqaruara, duke shtuar se policia po punon në ndriçimin sa më të shpejt të këtij rasti.

I arrestuari është kushëri i dy viktimave Bahri Maloku dhe Shani Maloku, ky i fundit pjesëtar i FSK-së.

Arsyet e vrasjes së dyfishtë ende nuk dihen, mirëpo mësohet se viktimat janë Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç. Njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë derisa është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Malishevë, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në QKUK.  Bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte pjesëtar i FSK-së.

(Kosova Sot)