27 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

  • 09 March 2018 - 14:24
27 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 27 aksidente trafiku.

Prej tyre, një ka qenë me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 14 pa lëndime në njerëz, shkruan Indeksonline.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 21 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 21 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot)