Deputeti i VV'së për Demarkacionin: Do ta mallkojë djalli e historia kush e voton

  • 09 March 2018 - 14:29
Deputeti i VV'së për Demarkacionin: Do ta mallkojë djalli e historia kush e voton

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka përdorur një gjuhë aspak politike për të përkufizuar ata që do ta votonin Demarkacionin me Malin e Zi në këtë formë që për Lajçin është e gabuar.

Ai, në tryezë me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, tha se ata që e votojnë Demarkacionin do të jenë të mallkuar.

“Nëse dikush e voton marrëveshjen e demarkacionit si të tillë, atëherë do ta mallkojë djalli. Do ta mallkojë historia”, ka thënë Lajçi.

Ish-anëtari i komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit ne Malin e Zi shtoi se “territori i Republikës së Kosovës po rrudhet në mënyrë drastike”.

9Kosova Sot)