Ambasada Amerikane zbulon agjendën e Asistentit të Sekretarit Amerikan të martën në Prishtinë
Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të takohet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.
Njoftimi i dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë për vizitën e Wess Mitchell, tregon se ardhja e tij në Kosovë do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.
Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Wess Mitchell do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, pastaj takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe më pas me takim me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.
Ngjarjet e hapura për mediume janë si vijon:
e hënë, 12 mars 2018
11:50
Takim me Presidentin Hashim Thaçi
Vendi: Aeroporti i Prishtinës – VIP Lounge
12:15
Konferencë për shtyp me Presidentin Thaçi
Pyetje dhe përgjigje (rreth 10 minuta)
Vendi: Aeroporti i Prishtinës – VIP Lounge (pres qendra)
14:20
Takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë – Zyra e Kryeministrit
Për mediume: Mundësi për të marrë pamje në fillim të takimit
e martë, 13 mars 2018
09:15
Takim me Udhëheqësit e Rinj
Vendi: Bonevet Prishtinë
(Kosova Sot)