Financimet ruse përmes PD-së, Rama nuk i ndahet Bashës: Luli lëri retë në pantallona, por shko rrëfehu

  • 09 March 2018 - 15:56
Financimet ruse përmes PD-së, Rama nuk i ndahet Bashës: Luli lëri retë në pantallona, por shko rrëfehu

 Pasi deklaroi se historia e financimit rus të PD ‘nuk do te mbyllet pa u hetuar deri ne fund”, kryeministri Rama mori përgjigjen e kreut të PD Lulzim Basha i cili me një postim në FB e quante qesharake akuzen ne fjale, gatim te Rames dhe qendrimeve te tij anti-Trump dhe anti-administratës Trump.

Por Rama ka reaguar sërish dhe në një status të shkurtër në FB i përgjigjet kështu Bashës:

“Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundërakuzave nuk të mbulon dot më!”

“Për kontrata e lobimit të Partisë Demokratike ne i kemi kërkuar prokurorisëshqiptare të kryejë cdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë të dokument. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje”, tha Basha.

“Financimi rus i PD”, Rama mesazh Bashës: Kjo histori nuk mbyllet pa…

Pas sqarimit dhe qendrimit te mbajtur nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhur me akuzat per “financimin rus te PD-se”, vjen reagimi i fofte nga Kryeministri Edi Rama. Duke e thumbuar keq dhe percaktuar si “zoti i mishmashit”, Rama i jep mesazh te prere Bashes, duke i kujtuar se kjo histori nuk do te mbyllet pa u hetuar deri ne fund.

Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;

Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!

Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!

Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare.

(Kosova Sot)