Harron ku kishte parkuar makinën, e denoncon në polici si të vjedhur

  • 09 March 2018 - 19:28
Harron ku kishte parkuar makinën, e denoncon në polici si të vjedhur

Shumë shpesh ndodh që harron se ku ke parkuar makinën dhe përfundon duke denoncuar në polici se e kanë vjedhur.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe një 53-vjeçari me iniciale A.P, ditën e djeshme në Tiranë.

Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë që makina e tij nuk ishte aty ku e linte përherë, në garazhin e pallatit, në rrugën “Bilal Sina”.

Për këtë, 53-vjeçari ka shkuar direkt në polici, ku ka denoncuar se i kanë vjedhur makinën tip ‘Benz’ që e kishte parkuar në garazhin e pallatit.

Blutë e Tiranës janë vënë në lëvizje për të gjetur makinën, por një ditë më pas ai ka njoftuar se makinën e kishte nxjerrë vetë nga garazhi dhe e ka parkuar pranë stadiumit “Dinamo”, por kishte harruar se ku e kishte parkuar. 

(Kosova Sot)