Guraziu:Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale

  • 09 March 2018 - 20:40
Guraziu:Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale

Largimin nga pozita e kryetarit të Komunës, nën presionin qytetar, e sheh zgjidhjen më të mirë tani edhe analisti Ragip Guraziu, sipas të cilit largimi i Shpendit nga VV-ja nxori në sipërfaqe të vërtetën që e thoshte vazhdimisht gazeta "Kosova Sot" përmes opinionistëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. "'KOSOVA SOT' e ka shkruar tanimë e disa vjet rresht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore'. Gazeta 'KOSOVA SOT' që nga nëntori i vitit 2016, ose për disa vjet me radhë e ka thënë këtë. Bile, asokohe kur VV-ja e mbronin se Shpendi nuk është i përzier me mafinë, ndërkaq në momentin që ai dha dorëheqjen, zyrtarë të VV-së vërshuan rrjetet sociale dhe thanë atë që gazeta 'KOSOVA SOT' e ka shkruar tanimë disa vjet rresht se Shpend Ahmeti është bërë një me mafinë e nëntokës kriminale dhe Komunën e Prishtinës realisht e udhëheq vetëm 'mafia ndërtimore' e mafio-oligarkëve të inkriminuar përmes 'nëntokës kriminale!'", tha Guraziu.

(Kosova Sot)