Deri në vitin 2100, Lugina E SILIKONIT DO TË PËRMBYTET

  • 09 March 2018 - 21:10
Deri në vitin 2100, Lugina E SILIKONIT DO TË PËRMBYTET

DISA ZONA TË SAN FRANCISKOS JANË DUKE U FUNDOSUR AFËR 10 MM NË VIT 

Disa zona të Gjirit të San Franciskos janë duke u fundosur më shpejt sesa që është duke u ngritur niveli i detit. Këtë e thotë një studim i ri, i cili ngrit shqetësimin se, deri në vitin 2100, rreth 430 km katrorë të Luginës së Silikonit do të gjenden nën ujë. Toka është duke u fundosur meqë shumë ndërtesa janë ngrehur mbi depozitat e baltës, apo në pjesët e tokës që ende janë në proces të forcimit. 

Hartat qeveritare të vërshimeve

Kjo zhytje, bashkë me ngritjen e nivelit të detit, dyfishon rreziqet për vërshime në këtë territor, thonë kërkuesit shkencorë, pasi që kanë analizuar të dhënat satelitore nga viti 2007 deri në vitin 2010. Deri më tani, hartat qeveritare të vërshimeve dhe projeksionet e tyre ishin bazuar vetëm te ngritja e detit. 'Toka po fundoset, derisa niveli i detit po rritet, gjë që rritë dukshëm gjasat për vërshime', thotë autori kryesor i studimit, Manoochehr Shirzaei, asistent profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës. 

Lëvizja e tokës në drejtim të satelitëve

Studimet e mëparshme, që nuk merrnin parasysh fundosjen e tokës, vlerë- suan se, të paktën, 51 kilometra katrorë në San Francisko, do të ballafaqohen me rrezikun e vërshimeve deri në vitin 2100. Ishulli i thesarit, i cili gjendet midis San Franciskos dhe Oklendit, po ashtu është duke u fundosur më shpejt, me rreth 12 deri në 20 milimetra në vit. Çdo lëvizje e tokës në drejtim të satelitëve, apo në drejtim të kundërt nga ta, mund të matet dhe të paraqitet si foto. 

(Kosova Sot)