Çfarë i dha Daçiq diplomatit të lartë amerikan në Beograd?

  • 13 March 2018 - 22:53
Çfarë i dha Daçiq diplomatit të lartë amerikan në Beograd?

Zyrtari amerikan i State Departamentit, Wess Mitchell, sonte ka biseduar me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Daçiq gjatë takimit atij i ka dorëzuar atë që ai e ka quajtur deklaratë e kryetarit të SHBA-së, Woodrow Wilson, për Kosovën, botuar në New York Times, më 19 qershor 1918, me titullin "E festojmë Kosovën si Ditën e Nderit”.

Siç njofton RTS, ndihmëssekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell, gjatë bisedës me Daçiqin ka theksuar se SHBA-ja Serbinë e konsideron si njërin nga vendet më të rëndësishme të rajonit dhe shtyllë të stabiltetit në Ballkan.

Zyrtari nga SHBA-ja ka thënë se vendi i tij e përkrah vazhdimisht rrugën europaine të Serbisë, ka kumtuar MPJ e Serbisë.

Në bisedime janë trajtuar me rëndësi për rajonin si dhe është folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel me Kosovën.

Daçiq ka thënë se “vlerësohet përkrahja e SHBA-së ndërsa ka përkujtuar 100 vjetorin e ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë Bardhë si shenjë e aleancës ndërmjet dy vendeve”.

Image

 

(Kosova Sot)