Dernjani:Perspektivë për jetë në Kosovë me këtë garniturë pushtetarësh nuk ka - Lajme - Kosova Sot
Dernjani:Perspektivë për jetë në Kosovë me këtë garniturë pushtetarësh nuk ka

Dernjani:Perspektivë për jetë në Kosovë me këtë garniturë pushtetarësh nuk ka

Qytetari Hebib Dernjani, nga Hani i Elezit, theksoi për "Kosova Sot" se jostabiliteti politik në Kosovë, për shkak të qeverisjes së Kosovës, është fajtori kryesor që po i shtyn të rinjtë tanë që të braktisin Kosovën, sepse nuk i është kushtuar kujdes zhvillimit ekonomik të vendit. Ai shtoi se shumica e pushtetarëve tanë, veçanërisht partitë politike që në momentin kur kanë ardhur në pushtet të njëjtat më shumë janë marrë me interesat personale sesa që janë marrë me hallet dhe dertet e qytetarëve tanë. "Ata nuk kanë qenë të interesuar që ta zhvillojnë vendin", është shprehur ai për "Kosova Sot". Sipas qytetarit Dernjani, kjo edhe i ka shtyrë qytetarët tanë që të ikin jashtë vendit, ngase perspektivë për jetë në Kosovë me këtë garniturë pushtetarësh nuk ka. Ai thotë se në Kosovë nuk ka një stabilitet të duhur politik. 

(Kosova Sot)

15 orë e 41 minuta më parë
11/12/18