Krasniqi:Qëllim tjetër është edhe mbulimi i takimeve të fshehta me Vuçiqin

  • 16 April 2018 - 21:37
Krasniqi:Qëllim tjetër është edhe mbulimi i takimeve të fshehta me Vuçiqin

Kritik i ashpër për deklarimin joserioz të presidentit Thaçi është shprehur qytetari Rabit Krasniqi. "Mendoj që e ka bërë për të fituar poenë politikë, gjoja se është kryetar i denjë, gjë që pakkush beson, edhe ai atë që e ka thënë nuk e mendon seriozisht, vetëm e ka thënë për të 'shitur' diçka në treg në skenën politike", tha ai. Madje ai pohon se qëllim tjetër është edhe mbulimi i takimeve të fshehta me Vuçiqin dhe pazareve që mund të bëhen në ato takime në dëm të shtetit.

(Kosova Sot)