Deri në vitin 2050 një e treta e meshkujve të moshës punuese do të mbesin pa punë

  • 16 May 2018 - 20:52
Deri në vitin 2050 një e treta e meshkujve të moshës punuese do të mbesin pa punë

SHKAKU I ROBOTËVE 

Deri në vitin 2050, robotët mund t'ua marrin vendin e punës një në tre punëtorë, thotë një studim, i cili këto rezultate i përshkruan si katastrofike. Vendet e 'thjeshta' të punës (ku nuk nevojitet ndonjë zanat), të meshkujve të moshës midis 25 dhe 54 vjetësh, do të jenë të parat që do të merren nga robotët, thotë grupi i ekspertëve me seli në Uashington, që edhe e ka bërë këtë raport. 

Robotët do të mund të punojnë 24 orë në ditë

Shkalla e papunësisë në SHBA mund të arrijë deri në 50% për njerëzit e grupeve të veçanta demografike, sikur që janë meshkujt e rinj afrikanë-amerikanë, thonë kërkuesit shkencorë. Vitin e kaluar, një raport thoshte se deri në 800 milionë punëtorë mund të zëvendësohen nga robotët, për një periudhë prej vetëm 13 vjetësh. 'Shkollat duhet të ndryshojnë planprogramet e tyre, në mënyrë që nxënësit të kenë aftësitë që kërkohen për shekullin XXI', thotë Darrell West, zëvendëspresident i grupit të ekspertëve dhe autor i punimit 'The Future of Work: Robots, AI and Automation', transmeton "Kosova Sot Online".Tanimë 12% e meshkujve amerikanë të moshës punëtore janë të papunë, shifër e cila mund të trefishohet gjatë 30 viteve të ardhshme. Robotët do të mund të punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke qenë më efikas sesa punëtorët njerëz. 

 

 

(Kosova Sot)