Tërheqja e BB-së nga TC "Kosova e Re" MUND TË GODASË PROJEKTIN MILIARDËSH - Lajme - Kosova Sot
Tërheqja e BB-së nga TC "Kosova e Re" MUND TË GODASË PROJEKTIN MILIARDËSH

Tërheqja e BB-së nga TC "Kosova e Re" MUND TË GODASË PROJEKTIN MILIARDËSH

Banka Botërore: Përkrahim përpjekjet e Kosovës për t'i adresuar nevojat e saj energjetike

"Ky do të ishte një grusht i rëndë për bizneset dhe kompanitë vendore e të huaja, duke e dhënë alarmin se edhe në të ardhmen në Kosovë nuk do të ketë energji të mjaftueshme elektrike, gjë që pa asnjë dyshim do të trembë investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë", potencoi kreu i AKB-së, Agim Shahini

muar si sukses marrëveshjen për ndërtimin e Termocentralit të ri "Kosova e Re", transparenca rreth këtij projekti është zero. Për momentin askush nga institucionet e vendit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete se çka po ndodh me fatin e mëtejmë të TC "Kosova e Re", pas dyshimeve për tërheqjen e Bankës Botërore nga projekti, duke rrezikuar që të dështojë investimin mbi 1 miliard euro. Edhe pse është raportuar kohët e fundit se BB po tërhiqet, zyrtarët në MZHE mohojnë një gjë të tillë. Në një përgjigje nga Zyra për Informim e MZHE-së, për gazetën "Kosova Sot", zyrtarët e tyre kanë mohuar se BB-ja është tërhequr nga projekti i tyre. "Projekti i Termocentralit 'Kosove e Re' po realizohet sipas planit kohor dhe tani jemi në fazën e pranimit të ofertave për EPC, si dhe të përfundimit të Kërkesës për Propozim (RFP), e cila do t'u dërgohet kompanive të interesuara gjatë muajit shtator 2018", ka thënë MZHE-ja. MZHE-ja dhe BB-ja nuk e konfirmojnë tërheqjen e Bankës Sipas MZHE-së, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi e kanë aprovuar Strategjinë e Energjisë së Kosovës dhe ky është dokument të cilin ne duhet ta realizojmë."Aty prioritet është edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese, TC 'Kosova e Re', pasi që është kruciale dhe e domosdoshme për sigurinë e furnizimit me energji të vendit, e ne jemi të obliguar që të punojmë për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë. Në anën tjetër, Banka Botërore dhe partnerët e tjerë strategjikë të Kosovës në vazhdimësi e kanë mbështetur Projektin TC 'Kosova e Re' dhe ne nuk kemi asnjë informatë zyrtare nga Banka Botërore se janë tërhequr nga mbështetja e këtij projekti. Kështu që nuk mund të spekulojmë rreth kësaj", ka thënë MZHE-ja në reagimin për gazetën. Në anën tjetër edhe zyrtarët e Bankës Botërore nuk e kanë konfirmuar se e kanë ndërprerë përkrahjen e projektit të TC-së 'Kosova e Re'."Banka Botërore përkrah përpjekjet e Kosovës për t'i adresuar nevojat e saj energjetike. Nuk kemi më shumë për të shtuar në këtë moment", ka thënë zyra e BB-së në Prishtinë.

Zvarritja dhjetëvjeçare e projektit Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (i pavarur), për gazetën "Kosova Sot" tha se që nga nisma e këtij projekti, që ka filluar tash e një dekadë, të gjitha qeveritë që kanë punuar në këtë projekt kanë qenë jotransparente dhe kanë punuar larg syve të qytetarëve, opinionit dhe shoqërisë civile. "Një projekt i tillë mendoj se që në start të miratimit të tij nga qeveria aktuale ka qenë i gabuar, sepse si i tillë ky projekt me një kosto prej më shumë se 1 miliard e 500 milionë euro, kur do të përfundonte me kapacitetet e tija prodhuese prej vetëm 600 MGW, nuk do ta zgjidhte për një kohë të gjatë problemin e furnizimit stabil me energji elektrike në Kosovë dhe si i tillë konsideroj se ka qenë një projekt i dështuar", u shpreh ai."Unë nuk i di saktësisht arsyet se përse dhe a është tërhequr Banka Botërore nga ky projekt, por unë e jap vlerësimin tim se një projekt i tillë ka qenë i gabuar dhe ende mendoj njësoj se edhe po u vazhdua me këtë projekt qeveria e ka përkrahjen e një projekti që nuk e zgjedh problemin e energjisë elektrike në Kosovë", ka potencuar Salihi.

Ndërsa lideri i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, për "Kosova Sot", tha se problemi më i madh i të gjitha bizneseve vendore dhe veçanërisht i bizneseve prodhuese në vendin tonë në Kosovën e pasluftës ka qenë dhe mbetet problemi i furnizimit me energji elektrike. "Dhe si e tillë mungesa e energjisë elektrike ka qenë njëra nga pengesat kyçe të ikjes së një numri të madh të bizneseve të huaja nga Kosova, por edhe i dëmeve të shkaktuara financiare për bizneset prodhuese", vlerësoi ai. Shahini është i mendimit se tërheqja eventuale e Bankës Botërore nga financimi i pjesshëm i këtij projekti do të ishte sinjali më negativ që e dërgon kjo tërheqje te investitorët e huaj potencialë që duan të investojnë në Kosovë."Ky do të ishte një grusht i rëndë për bizneset dhe kompanitë vendore e të huaja, duke e dhënë alarmin se edhe në të ardhmen në Kosovë nuk do të ketë energji të mjaftueshme elektrike, gjë që pa asnjë dyshim do të trembë investitorët e huaj që të vijnë në Kosovë", potencoi ai.

Sinjale negative për investitorët Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për "Kosova Sot" tha se tërheqja e Bankës Botërore është shqetësuese nëse ka ndodhur, duke marrë parasysh që është një institucion kredibil. "Duke u bazuar në kredibilitetin që e ka Banka Botërore, tregon që Kosova nuk ka një raport të pranueshëm për Bankën Botërore, duke bërë që të tërhiqet nga një investim shumë domethënës për të ardhmen ekonomike të Kosovës, por që qeverisja e keqe në vend ka bërë që të marrë këtë vendim", u shpreh ai."Ky veprim është edhe një argument për qeverisjen e dobët të kryeministrit aktual dhe të ministrit të Zhvillimit Ekonomik", vlerësoi Kadriaj.

Kurse analisti i ekonomisë , Artan Haziri, për gazetën "Kosova Sot", tha se jemi mësuar të dështojmë në çdo fushë, edhe në fushën e investimeve. TC "Kosova e Re" me tërheqjen e Bankës Botërore mund të dështojë. "Ishte lojë me numra dhe si po shihet fundin e ka dështim", u shpreh ai. "Nuk mbeti biznes serioz, e as institucion ndërkombëtar financiar që nuk dëshpërohet me këtë qeverisje. Nuk ka parametër që neve na favorizon karshi obligimeve të brendshme dhe të jashtme", vijoi më tej Haziri. "Ky është sinjal për të gjithë ata investitorë që kanë menduar të investojnë në Kosovë, që të hezitojnë me radhë. Ngase nuk është një sinjal i mirë tërheqja nga një përkrahje e një projekti me rëndësi të madhe për Kosovën e Bankën Botërore, pastaj ikja e investitorëve tjerë, që është bërë tashmë një zakon", ka thënë ai. Andaj Haziri apelon tek popullata që të zgjohet, para se të jetë vonë, ngase në vendet e tjera do të bllokohej jeta dhe do të merreshin masa të menjëhershme. Kurse eksperti tjetër i ekonomisë, Hazbi Kadriu, për gazetën "Kosova Sot" tha se është e papranueshme që edhe mbas 10 viteve pavarësi Kosova të ketë një imazh jo të pranueshëm për Bankën Botërore, duke bërë që të tërhiqet në përkrahjen e një investimi, ku Kosova i ka të gjitha mundësitë për të qenë një potencial si prodhues i energjisë elektrike. "Me këtë keqqeverisje Banka Botërore nuk i lejon vetes që të dështojë dhe kjo tregon që ky investim është me shumë pikëpyetje dhe ka diçka që është alarmante që Banka Botërore të tërhiqet", vlerëson ai. 

(Kosova Sot)

21 orë e 58 minuta më parë
13/12/18