Stomatologu Ibrahim Matoshi ende po mbahet në Serbi, familja kërkon ndihmë nga shteti

  • 19 August 2018 - 15:12
Stomatologu Ibrahim Matoshi ende po mbahet në Serbi, familja kërkon ndihmë nga shteti

Policia e Serbisë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me datën 13 gusht ka arrestuar stomatologun Ibrahim Matoshi, me akuzën se ai ka kryer një krim në shtator të vitit 1999, në fshatin Verbicë e Kmetocit, të komunës së Gjilanit. Familjarët e Matoshit po kërkojnë nga krerët e shtetit që t’i ndihmojnë për lirimin e tij, pasi sipas tyre kjo akuzë është një rast i montuar ndaj një qytetari të Kosovës.

Vëllai i Ibrahim Matoshit, Musli Matoshi,  ka shkruar në Facebook duke i bërë thirrje Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrit të Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ministres së Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha, Avokatit të Popullit Hilmi Jashari, përfaqësuesve të partive politike, Odës së Avokatëve, shoqërisë civile dhe mediave, që ta ndihmojnë për lirimin e vëllait të tij, pasi mbrotja e tij i tejkalon mundësitë familjare.

Ai kërkuar ragim dhe mbështetje institucionale, duke thënë se dy shtetet duhet të diskutojnë pasi kjo është një temë politike dhe të mbrohen edhe qytetarët e tjerë të cilët mund të bëhen pre e akuzave të tilla.

“Dua t’ua b?j? me dije se mbrojtja e Ibrahimit i tejkalon mund?sit? tona familjare. Mbrojtja e Ibrahimit k?rkon reagim dhe mb?shtetje institcionale dhe ?sht? sh?ndrruar n? tem? politike q? duhet t? diskutohet n? mes t? dy shteteve me q?llim q? t? mbrohen qytetar?t e tjer? q? mund t? b?hen pre e fabrikimeve t? tilla.  Ibrahimi dhe ne si familja sot kemi nevoj? p?r ndihmen tuaj institucionale, politike profesionale. Duke i ndihmuar Ibrahimit ju i ndihmoni institucionet dhe qytetar?t e Kosov?s, q? ?sht? p?rgjegj?si dhe obligim i juaji institucional”, ka shkruar Matoshi.

Po ashtu, thirrje për ndihmë ai ka bërë edhe nga përfaqësuesja e BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova, shefi i Misionit të BE’së Jan Braathu dhe përfaqësues të Quint’it në Kosovë.

“Meq?n?se jeni p?rfaq?sues t? organizatave am?, t? cilat merren me mbrojtjen e t? drejtave t? njeriut, si dhe jeni p?rfaq?sues t? shteteve respektive q? i mbrojn? t? drejtat e njeriut sipas parimeve t? specifikuara n? konventat nd?rkomb?tare p?r t? drejtat e njeriut, ju b?jm? thirrje q? t? na ndihmoni p?r lirimin sa m? t? shpjet? t? Ibrahimit. 

Duke e pasur parasysh faktin se organizatat dhe shtetet e juaja respektive jan? t? p?rfshira drejt?prdrejt ose t?rthorazi n? dialogun n? mes t? Kosov?s dhe Serbis?, i cili ka p?r q?llim leht?simin e jet?s s? qytetar?ve, si dhe nd?rtimin e bashk?jetes?s n? mes t? etnive t? ndryshme n? Kosov? dhe n? rajon, ua b?jm? me dije se arrestimi i Ibrahimit ?sht? n? kund?rshtim me parimet e k?tij procesi”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka paralajmëruar se do të organizojë një protestë në Gjilan dhe Prishtinë, në përkhrahje dhe mbrotje të Ibrahimit, së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut.

 

(Kosova Sot)