Nisë përpjekja e koalicionit qeveritar për ta miratuar Rezolutën për dialog me Serbinë

  • 04 September 2018 - 09:45
Nisë përpjekja e koalicionit qeveritar për ta miratuar Rezolutën për dialog me Serbinë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës tashmë kanë nisur që të futen në seancën e Kuvendit të Kosovës për ta miratuar propozimin e Qeverisë. Përveq tyre, në seancën e Kuvendit deri tani janë parë duke hyrë vetëm dy deputetët të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, opozita ka bojkotuar seancën e Kuvendit të thirrur për në orën 9. 

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj ku do të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë me dije, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

“Ne nuk marrim pjesë sepse mendojmë se kjo është një përpjekje e kryeministrit dhe Qeverisë për ta prishur seancën e orës 10:00. Ne Nuk do të lejojmë që askush të luajë me territorin e Kosovës. Ne do të marrim pjesë në seancën e orës 10:00”, ka thënë Hoti pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK’së.

Ndryshe, seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës


(Kosova Sot)