"Kosova Sot" me plot guxim nxjerr në shesh keqpërdorimet dhe zhvatjet e grupeve kriminale - politike

  • 12 September 2018 - 07:49
Gazeta dha kontribut të pazëvendësueshëm në procesin e shtetndërtimit

Qytetarë të të gjitha kategorive, në shënimin e 20-vjetorit të gazetës lidere "Kosova Sot", janë shprehur se, edhe pas dy dekadave, drejtësia kosovare nuk ndërmori asgjë për padinë e gazetës "KOSOVA SOT", por jo vetëm të saj, kundër Serbisë për dëmet e jashtëzakonshme gjatë luftës kur u dogj e para me regjistër, me ç'rast u shkatërrua shtypshkronja më e madhe në vend, ku shtypeshin jo vetëm gazeta "KOSOVA SOT", por shumica absolute e librave shkollorë, dokumentacionit pedagogjik dhe materialit shkollor në gjuhën shqipe
 
Image

Ali Hertica, analist politik "Kosova Sot" e nisi punën në një kohë të vështirë për gazetarinë kosovare dhe jetën e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi. Me punën e vet përkushtuese e profesionale, kjo gazetë i ka shërbyer informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit tash e 20 vjet, prandaj duhet përgëzuar stafin e gazetës dhe menaxhmentin për sukseset e dëshmuara."Kosova Sot" është e vërtetë që ka identitetin e vet dhe i ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm procesit të shtetndërtimit, si në periudhën e luftës me guximin e pashoq në fushën e informimit të drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve për zhvillimet dhe sfidat e kohës, por edhe duke mos u mbrapsur përballë rreziqeve që ka imponuar situata e luftës, vetëm që misioni i informimit të realizohet me sukses dhe në interesin nacional. Sikur që dihet lufta e egër e imponuar nga okupatori serb nuk ka kursyer asgjë që ka frymuar shqip në Kosovën e okupuar, prandaj edhe gazeta "Kosova Sot" ka kaluar nëpër atë histori të përgjakshme duke rrezikuar dhe sakrifikuar gjithçka në misionin e informimit të drejtë përballë barbarisë së pushtuesit serb, duke qenë vazhdimisht në shënjestër deri në veprimin praktik të kundërvënies hakmarrëse për ta djegur e shkatërruar gazetën dhe shtypshkronjën e saj. Sidoqoftë, "Kosova Sot" po vazhdon të jetë edhe në këto vite në liri tribunë e informimit të drejtë dhe të guximshëm të opinionit publik, duke u bërë zë i fuqishëm i denoncimit të të gjitha devijimeve që po e përcjellin procesin e shtetndërtimit të ri të Kosovës. "Kosova Sot" që nga themelimi e deri më tani ka pasur rol krucial në informimin e opinionit publik kosovar për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, sociale, gjatë luftës dhe pas saj."Kosova Sot" është nga të paktat gazeta që tash e 20 vjet arriti ta ruajë paanshmërinë politike dhe të jetë gazetë e cila ka qëndruar larg ndikimeve politike dhe grupore. Ka arritur t'i përballojë ndikimit politik me të vetmin qëllim që të ruajë etikën gazetareske.

 

Image

Nëntor Shaqiri, ekspert i integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë Gazeta "Kosova Sot", pa asnjë dyshim, mbetet një lidere në fushën e mediave të shkruara, pasi ka arritur t'i përballojë ndikimit politik, me të vetmin qëllim që të ruajë etikën gazetareske. E veçanta është se kjo e përditshme ka filluar punën në kohën më të vështirë për gazetarinë kosovare, duke rrezikuar dhe sakrifikuar gjithçka në misionin e informimit të drejtë përballë barbarisë së pushtuesit serb. Duke pasur si objektiv kryesor informimin në mënyre të drejtë, kjo gazetë me plot guxim vazhdon të nxjerrë në shesh keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe zhvatjet e grupeve kriminalo-politike.

 

Image

Xhevdet Neziraj, ish-deputet Nga zemra e them një të vërtetë se gazeta "Kosova Sot", pa asnjë fije dyshimi, është pishtare e lirisë dhe e shprehjes së lirë dhe kontributi në informim i kësaj gazete ka qenë në të gjitha periudhat dhe është edhe sot. Ngase veç kontributit që ka dhënë në librat shkollorë dhe informimin në kohë më të vështira, ajo edhe sot është duke informuar opinionin në mënyrë të drejtë dhe të pavarur edhe për situatën e tanishme ne Kosovë. Pra, gazeta "Kosova Sot" është duke e luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mafinë politike. Urime 20-vjetori gazetës suaj qytetarëve të Kosovës dhe suksese pronarëve dhe stafit të gazetës "Kosova Sot".

 

Image

Shembull i guximit e profesionalizmit Berat Batiu,drejtor i Shtëpisë Botuese"Fidani" "Kosova Sot" është një enigmë në vete se si i arrin të gjitha këto rezultate të larta. Jo vetëm në informim të shpejtë dhe të drejtë, po edhe në shumë fusha të tjera të jetës. Është një burim i pashtershëm për njohuri të reja. Një enciklopedi njëditore. Unë mendoj se çdo jubile i suksesshëm ngrit edhe përgjegjësi të reja. Uroj që në këtë jubile stafi i gazetës të jenë edhe më të fuqishëm në informimin e opinionit të gjerë në të gjitha sferat e jetës. Mendoj se kjo gazetë vazhdon të mbetet e para dhe pa diskutim gazeta më serioze.

 

Image

Hysni Ahmeti, nga kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren Padyshim, mendoj së kjo gazetë është e paanshme politikisht. Pasqyron ngjarjet në mënyrë shumë objektive dhe të shpejtë .Prandaj, vazhdon të mbetet gazeta më popullore. I dëshiroj punë të mbarë kësaj gazete, pasi ka kaluar me sukses mjaft sfida derisa të vazhdojë suksesshëm ta mbërrijë edhe jubileun e 100-të. Gazetë si kjo mbeten gjithmonë të parat, sepse paraqesin zërin e këtij populli. Serbët e dogjën, sepse kjo gazetë në luftë ishte zëdhënëse e UÇK-së. Nuk prajti së shkruari nga fronte të luftës
Image

Naim Berisha, aktor Që prej themelimit të saj e deri me sot, gazeta" Kosova Sot" ishte zëdhënëse unike e zhvillimeve kulturore në vend, duke përçuar në mënyre autentike thelbin, mesazhet, imazhet dhe shpirtin e këtyre eventeve në çdo cep të vendit dhe përtej. Me profesionalizmin, guximin, asnjënësinë, jokonformizmin e tyre, gazetarët e Redaksisë së këtij medium si dhe të sektorit për Kulturë, janë shembull i pazëvendësueshëm i gazetarisë, duke qenë thjesht jo vetëm transmetues, por dhe misionarë të këtyre zhvillimeve, duke i kapur në momentin e duhur nismat dhe organizimet progresiste kulturore dhe duke e fuqizuar zërin e tyre në publik. Së këndejmi, e themi lirshëm se gazeta," Kosova Sot" ishte dhe mbetet shembull i guximit, profesionalizmit dhe e tillë uroi të mbetet gjithmonë. Ndaj, e themi lirshëm dhe në mënyrë të drejtë, se kjo gazetë me plot guxim vazhdon të nxjerrë në shesh keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe zhvatjet e grupeve kriminalo - politike.

 

Image

Sportistët: "Kosova Sot" ndikim të madh në masivizimin e sportit Nexhmedin Bunjaku, analist futbolli Të flasësh sot për gazetën prestigjioze "Kosova Sot" , patjetër detyrohesh të kthehesh edhe në kohë mbrapa, të kthehesh në kohën e okupimit dhe aparteidit, të dhunës dhe terrorit serb mbi popullin,sportistët dhe gazetarinë. Kulmin e dhunës mbi gazetarinë e Kosovës atëherë, okupatori serb e shprehu mu tek gazeta "Kosova Sot", duke iu djegur dhe rrënuar me tokë ndërtesën e Redaksisë ku shtypej kjo gazetë nga mllefi që kjo gazetë plasonte në opinion të vërtetën e gjendjes reale në Kosovë. Sot, pas 20 vjetëve, kjo gazetë prestigjioze e gjen sportin e Kosovës jo në atë nivel që e kishim synim dhe dëshirë, e gjen të degraduar dhe me shumë defekte. Për 20 vjet të tërë kjo gazetë bëri vazhdimisht thirrje dhe kishte ndikim të madh në masivizimin e sportit, por edhe ndihmoi shumë në ngritjen e karrierës së shumë sportistëve. Uroj që përvjetori i 21-të i gazetës "Kosova Sot", ta gjejë sportin në një pozitë shumë më të kënaqshme, ndërsa juve vetëm ju dëshiroj jetëgjatësi, pasi vërtet jeni e vërteta e sportit në vendin tonë.

 

Image

Fetim Kasapi, futbollist 20 vjet karrierë për një sportist është diçka e jashtëzakonshme, ngjashëm mund të them edhe për juve si gazetë. 20 vjet jetë, pas aq shumë vajtjeve, padrejtësive dhe sulmeve që iu kanë bërë në kohën e okupimit, vërtet duhet shumë punë e mund për t'i sfiduar. Pikërisht për këtë arsye gazeta "Kosova Sot" është një medium shumë i respektuar te sportistët pasi gjithmonë ishte afër nesh dhe për këtë ju falënderoj. Çdo fjalë është e tepërt, kështu që vetëm dua t'ju uroj edhe shumë përvjetorë të tjerë me shpresë se do ta kenë vendin aty ku e meritoni, pasi keni dhënë një kontribut të madh për sportin dhe sportistët. 

KËNGËTARËT: FALEMINDERIT "KOSOVA SOT" QË PËRKRAH VLERËN DHE NA NGRIT MORALIN
 
Image

MIRANDA HASHANI, KËNGËTARE Kosova Sot", mirënjohje dhe faleminderit që përkrah vlerën, që na e ngrit moralin dhe për kaq vite s'na le të bjerë mbi ne pluhuri i harresës. Urime nga zemra në përvjetorin e 20-të, me shpresë që të vazhdojmë të shoqërohemi me penën në dorë, për t'i shkruar vlerat e artit tonë të bukur dhe të festojmë edhe 100- vjetorin.

 

Image

MANJOLLA NALLBANI, KËNGËTARE NGA SHQIPËRIA Së pari urime për 20- vjetorin e gazetës " Kosova Sot". Uroj që faqet e kësaj gazete të jenë të mbushura me sa më tepër lajme e informacione të vërteta e të vlefshme për qytetarët, në veçanti ato nga kultura, pa harruar edhe informacionet që janë në shërbim te jetës se tyre të përditshme.

 

Image

NEKI EMRA, KËNGËTAR Personalisht kam një ndjenjë shumë të këndshme, pozitive dhe tepër të ngrohtë për gazetën tuaj. Nga fillimet e mia, para shumë vjetësh, keni qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të karrierës sime. Mendoj që duhet të ndiheni krenarë me sukseset tuaja në sektorin e artit, me atë se si gazeta juaj i mbështet ata të cilët mundohen me çdo kusht të krijojnë art të vërtetë! Jeni nga informuesit dhe përcjellësit më të shpejtë të shoubizit në vend, dhe më gjerë. Po ashtu, edhe në sektorët e tjerë, mendoj që gjithmonë keni qenë të shpejtë në lajmet të cilat i keni plasuar për opinionin e gjerë. Duku ju uruar, edhe dhjetëra e qindra vjet të tjerë të suksesshëm nga zemra, ju uroj edhe këtë vit ta festoni me shumë dashuri.

(Kosova Sot)