'Çartet' Daçiq: Serbia ka paguar 500 milionë dollarë për Kosovën

  • 12 September 2018 - 22:26
'Çartet' Daçiq: Serbia ka paguar 500 milionë dollarë për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia po vazhdon të paguajë kreditë për Kosovën.

“Serbia ka kthyer gjysmë miliardi dollarë kredi pasi mendon se Kosova është pjesë e saj. Ky kthim nuk po i pengon shqiptarët e Kosovës”, citon bli të ketë ka thënë Ivica Daçiq.

Ai ka shtuar se fakti që Serbia dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me SHBA-në, nuk do të thotë që t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë për shkak se ajo ka pozicion të fuqishëm në OKB me veton në Këshillin e Sigurimit.

Rusia, me veto, ka thënë ai, e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Nëse Kosova hyn në KB, atëherë nuk do të ketë më bisedime. Prishja e marrëdhënieve me Rusinë do të ishte vetëvrasje”, citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë thënë Daçiq.

Ka shtuar se Serbia ia ka dalë ndryshojë pozicionin e SHBA-së . Porse ky pozicion, sipas tij, është ndryshuar edhe për shkak se asaj i shkon për shtati ky ndryshim.

“ Nëse negociatat e Beogradit e të Prishtinës nisën në drejtimin pozitiv ashtu që të bëhet e mundshme arrija e marrëveshjes, ajo qind për qind do të nënshkruhet në SHBA” thotë shefi i diplomacisë serbe.
Ai ka përfunduar se qëndrimi i Rusisë lidhur me Kosovën, nuk është në kundërshtim me atë që e bën Serbia.

 

(Kosova Sot)