Basha i përgjigjet Ramës: E dimë avazin e vjetër të këtij kryekaragjozi

  • 03 October 2018 - 16:46
Basha i përgjigjet Ramës: E dimë avazin e vjetër të këtij kryekaragjozi

Po përmes rrjetit social, kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur statusit të mëparshëm të Ramës, duke u e cilësuar kryeministrin si një karagjoz.

Basha shkruan se Rama është në hall tashmë me precedentin që solli rasti i Xhisiela Malokut dhe denoncimi i Emiljan Nuhut për deputetët socialistë. Për pasojë shkruan Basha, kryeministri i vendit bën avazin e vjetër të karagjozit, sa herë që kapet mat... një avaz të cilin Basha e ka postuar përmes një videoje të Ramës.

Statusi

Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!


 

(Kosova Sot)