Skënderbeu njëra nga figurat më të respektuara të historisë kombëtare

  • 16 October 2018 - 11:50
Skënderbeu njëra nga figurat më të respektuara të historisë kombëtare

Në Kosovë sot po shënohet Dita Botërore e Standardeve. Agjencia Kosovare e Standardizimit ka organizuar një konferencë ku ka shpalosur logon e re të AKS-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala shpreson se standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike.

“Dje kam nënshkruar udhëzimin administrativ për logon e standardeve. Sfidë mbetet mospërfshirja e certifikimit në agjencinë e standardizimit, me ç’rast standardizimi kosovar do të bëhej me i fuqishëm. Do ta mbështesë AKS-në në krijimin e një sektori të certifikimit. Të fillojmë të krijojmë besimin në produktet tona. Uroj konsensus dhe transparencë, gjithëpërfshirje. Standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike”, tha Shala. Ndërsa, Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se ky është një projekt që fuqizon lëvizjen e lirë të mallrave. “Standardet mund të na ndihmojnë që t’i hapim formë të ardhmes sonë. Janë vegla për të shpërndarë praktika më te mira e inovacion. Standardët na kanë ndihmuar të rrisim besimin në zhvillimin e teknologjisë”, tha ai.

Ndërsa, Hafiz Gara, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Standardizimit, uroi qe standardet të jenë sa më të pranishme në bizneset kosovare.

(Kosova Sot)