Basha përshëndet votimin për ushtrinë e Kosovës

  • 18 October 2018 - 20:29
Basha përshëndet votimin për ushtrinë e Kosovës

Kreu i PD’së, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e sotëm të Parlamentit të Kosovës, për të krijuar ushtrinë.

‘Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan’, shkruan kreu i PD’së Lulzim Basha.

 

 

(Kosova Sot)