Serbofili Thaçi do ta ndajë Kosovën me referendumin e propozuar nga Putini

  • 16 November 2018 - 07:45
Serbofili Thaçi do ta ndajë Kosovën me referendumin e propozuar nga Putini

Guraziu: PSD-ja e Shpend Jahtit ia bëri argatin Hashim Thaçit, duke ia servuar Ligjin për Referendumin në Kuvend

"Kërkesa e Hashim Thaçit, gjegjësisht ideja e tij që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, është në përputhje të plotë me Vladimir Putinin, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja. Në momentumin politik nëpër të cilin po kalon Kosova, kur ka mungesë të theksuar të unitetit në politikën kosovare, për të përkrahur marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi për të shpëtuar veten nga konsekuencat e Gjykatës Speciale, si rrugëdalje të vetme është duke e përdorur referendumin si mashtrim për qytetarët e Kosovës. Kur dihet mirëfilli se pa ndryshimin e Kushtetutës së vendit, përkatësisht legjislacionit në fuqi, Kosova nuk mund të organizojë referendumin, si shprehje e vullnetit të qytetarëve për tema madhore për vendin", thotë analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot"

Analistët politikë dhe qytetarët po e shohin me shqetësim të ri taktikën se si tani po kërkon edhe Hashim Thaçi që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, ashtu siç po kërkon edhe Vladimir Putini, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja. Në këtë përpjekje, sipas analistëve, një argat të madh Hashim Thaçit dhe Vladimir Putinit, po ia bën PSD-ja e Shpend Ahmetit duke ia servuar Ligjin për Referendumin në Kuvend, pikërisht kur atë e kërkon Hashim Thaçi. Sipas analistëve, pikërisht ky referendum, i kërkuar nga Putini dhe i implementuar nga Hashim Thaçi, përmes Shpend Jahtit dhe kolegëve të tij, të cilët e sollën si draftligj më 7 nëntor të këtij viti, shihet nga Thaçi si shpëtim për të, pasi ka mungesë të një uniteti në politikën kosovare për ta përkrahur marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëdalja e vetme e Thaçit shihet referendumi, pra duke mashtruar popullin. Mirëpo, duke parë disponimin e qytetarëve në rritje kundër pazareve me territore me Serbinë, analistët, por edhe vetë qytetarët mendojnë që nëse luhet ky skenar i fundit i shkëmbimit të territoreve përmes referendumit, ky do të jetë një dështim i turpshëm i Hashim Thaçit. Sovraniteti nuk nxirret në referendum Prof. Muhamet Kelmendi thotë se kur bëhet fjalë për çështje të territorit dhe integritetit e sovranitetit të shtetit, interesat e tilla nuk nxirren në referendum, por vetëm çështjet e rregullimit të brendshme shtetëror, zhvillimor, nga niveli lokal e deri në atë qendror. Ai thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të qitet në referendum diçka që e copëton, ndan shtetin e Kosovës dhe ia jep një shteti tjetër. "Referendumi është mjeti kryesor i demokracisë së drejtpërdrejtë të të shprehurit të mendimit të masave popullore. Natyrisht se referendumi ka karakter lokal dhe më të gjerë. Me atë lokal kuptohen mendimet që shprehen për çështjet në nivel të lagjes a fshatit dhe të komunës. Ndërsa, ai i përgjithshëm ka karakter të përgjithshëm, e ku populli shprehet mbi mënyrën e organizimit, mbi statusin e vendit dhe mbi sistemin politiko-shoqëror. Me këtë merren mendimet e shprehura dhe ato janë të plotfuqishme", shprehet ai."Në çështjen e Kosovës nuk duhet të organizohet referendum mbi tërësinë territoriale, mbi shtetin dhe sistemin politikoshoqëror. Kjo për faktin se ky mendim është i konsumuar dhe vendi e ka një status të përcaktuar. Me këtë nuk do të thotë se nuk ka mundësi të organizohet referendumi. Mendimet janë zhvillimore dhe çdo gjë lëviz në mënyrë dialektike dhe nuk stagnon. Këtu duhet të veprohet në dy drejtime. 1. Në ndryshimin e kushtetutës për të sanksionuar referendumin si mjet ligjor dhe 2. Organizimin e referendumit mbi tri baza juridike, në mënyrë që populli të shprehet. Ato janë: a. Shteti i pavarur dhe sovran, b. Bashkimi me shtet të tretë dhe c. Bashkimi me shtetin amë nga është ndarë. Këto janë bazat mbi të cilat mund të shprehet vullneti i popullit. Me referendum nuk vendoset mbi shkëmbim të territoreve a ndarje të vendit. Këto janë joligjore dhe në aspektin juridik dhe politik të palejuara për shtet", tha Muhamet Kelmendi. Këtë fakt thotë se duhet ta dinë Hashim Thaçi dhe Shpend Ahmeti, partia e të cilit është kinse sponsorizuese e Ligjit për Referendumin. Qytetarët kundër marrëveshjes për territorin Rreth kësaj kërkese të fundit të Hashim Thaçit, gazetari ka intervistuar edhe qytetarët, të cilët nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre kundërshtues sa i takon marrëveshjes finale, dhe bisedimeve për marrëveshje të tillë, pa e njohur shteti i Serbisë pavarësinë e Kosovës. Qytetarët mendojnë se kot po kërkon edhe Hashim Thaçi që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, ashtu siç po kërkon edhe Vladimir Putini, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se, nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja. Madje, qytetarët thonë se kot po ia bën argatin Hashim Thaçi Vladimir Putinit, edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit, duke ia servuar Ligjin për Referendumin në Kuvend, pikërisht kur atë e kërkon Hashim Thaçi, sepse një referendum i tillë pritet të jetë i dështuar, me votën kundër marrëveshjes me Serbinë pa u njohur paraprakisht pavarësia dhe integriteti territorial i shtetit të Kosovës nga Serbia. Një mendim të tillë ndan rreth këtij opsioni të kartës së fundit të lojës së Hashim Thaçit prof. Mehmet Rukiqi. "Kosova deri më tash ka dhënë mjaft dhe nuk duhet të luhet tutje loja me territore. Për të filluar që të arrihet një marrëveshje me sukses, në mes të Kosovës dhe të Serbisë, në rend të parë, që në fillim të planifikimit të asaj marrëveshje, Serbia paraprakisht duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe në kufijtë ekzistues që i ka, madje duke u deklaruar se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Kosovës. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur pa u prekur për asnjë metër, pa u prekur as edhe një pëllëmbë toke e Kosovës, por vetëm duke e njohur dhe duke e respektuar në tërësi sovranitetin e shtetit të Kosovës, ashtu qysh e kemi shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe ashtu qysh na kanë njohur më shumë se 100 shtete me këtë territor dhe me këta kufij", u shpreh ai. "Nëse provojnë të bëjnë marrëveshje me shkëmbim të territoreve, dhe atë provojnë që ta nxjerrin në referendum, kjo fillimisht nuk do të duhej të lejohet, por as të mos presin që do të mund të kalojë dhe të marrë përgjigjen pozitive në referendum nga ana e qytetarëve. Për të bërë shkëmbim të territoreve me Serbinë, as nuk jam dakord unë dhe as nuk besoj që me këtë opsion do të dakordohet qoftë edhe një qytetar i vetëm shqiptar i Kosovës. Përndryshe, nëse është qëllimi për të ndërtuar një politikë paqësore mes dy shteteve, hapi i parë është që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, kurse marrëveshjet e mëpastajme vendosen për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët", tha Mehmet Rukiqi për "Kosova Sot". Kundër mashtrimit me referendum është edhe qytetari Aziz Fazliu."Edhe nëse ndodh një referendum i tillë, sikur që e paskan kërkuar këta, unë kurrë nuk besoj as që ma merr mendja se do të mund të kalojë një marrëveshje e tillë, e cila kërkohet të votohet me referendum. Jam më se i sigurt që populli kurrë nuk ka për të lejuar, as kurrë nuk ka për t'u pajtuar për t'i dhënë akoma territor Serbisë. Serbia boll na ka shkelur deri tani, na ka marrë edhe territor, na ka ndjekur e na ka vrarë e masakruar, na ka sjellë deri në atë gjendje ku nuk kemi pasur se ku të shkojmë më tutje dhe na është dashur të rezistojmë me luftë për t'u çliruar dhe për të mbrojtur këto tokat tona. Tani, nuk guxojmë dhe as ta mendojmë që sot 20 vjet pas luftës që përsëri të futemi në pazare me Serbinë në dëm të shtetit dhe të territorit të Kosovës", potencoi Fazliu për "Kosova Sot". Sipas tij, populli është vetëdijesuar për të kaluarën e largët dhe të afërt, dhe nuk do të pranojë assesi që qoftë edhe përmes një referendumi mashtrues të pajtohet për të miratuar një marrëveshje përmes së cilës do të bëhej kontrabandimi i dhënies së një pjesë të territorit të Kosovës shtetit serb.

ZEQA: HASHIM THAÇI, NË KOORDINIM TË PLOTË ME SERBINË, RUSINË DHE VENDET E LINDJES Analisti Florim Zeqa vlerëson se ndryshimi radikal i Hashim Thaçit, gjegjësisht katandisja e tij politike nga Perëndimi te Lindja, ka bërë që të ndryshojë rrënjësisht edhe fjalorin politik. "Përderisa në të kaluarën thoshte se është në koordinim të plotë me SHBA-në, BE-në dhe miqtë europerëndimorë, tani po bën të kundërtën, është në koordinim të plotë me Serbinë, Rusinë dhe vendet e Lindjes! Kërkesa e Hashim Thaçit, gjegjësisht ideja e tij që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, është në përputhje të plotë me Vladimir Putinin, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja!", shpjegon ai. "Në momentumin politik nëpër të cilin po kalon Kosova, kur ka mungesë të theksuar të unitetit në politikën kosovare, për të përkrahur marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi për të shpëtuar veten nga konsekuencat e Gjykatës Speciale, si rrugëdalje të vetme është duke e përdorur referendumin si mashtrim për qytetarët e Kosovës. Kur dihet mirëfilli, se pa ndryshimin e Kushtetutës së vendit, përkatësisht legjislacionit në fuqi, Kosova nuk mund të organizojë referendumin, si shprehje e vullnetit të qytetarëve për tema madhore për vendin. Pra, ne si shtet nuk e kemi të drejtën ende për të mbajtur referendum. Do të ishte mirë që në një të ardhme të afërt të shihet mundësia për ta bërë të mundur që të dëgjohet zëri i qytetarëve përmes referendumit, si shprehje më e lartë e demokracisë së një vendi dhe respektim i të drejtave dhe vullnetit plebishitar të qytetarëve", tha Zeqa për "Kosova Sot".

KELMENDI: Z. THAÇI, LARG DUART NGA SHKATËRRIMI I SHTETIT! "Por, z. Thaçi dhe z. Ahmeti duhet të dinë se referendumi nuk bëhet për ndarje. Kjo është vepër e dënueshme penale ndaj shtetit dhe vendit, ndaj popullit etj. Dhënia e territorit nuk ka lidhje me referendumin. Ne e kemi statusin e zgjidhur. Nuk është Kosova Krime e pushtuar dhe ku me dhunë detyrohet populli atje të shprehet për Rusinë. Kosova e ka shprehur vullnetin e vet. Këtë e dinë Putini dhe Thaçi. Por, atyre u duhet ky mjet, në mënyrë që të ndahet vendi. Të merret veriu. Në aspektin politik dhe juridik, si dhe të drejtës ndërkombëtare, tërheqja e paraleles në mes Kosovës dhe Krimesë është e papranueshme. Janë dy vende krejtësisht të kundërta dhe jo të ngjashme. Në këtë anë duhet thënë qartë: Z. Thaçi, larg duart nga shkatërrimi i shtetit. Mos ec më tutje se po e dëmton Republikën. Mos kërko referendum për ndarje dhe copëtim të Republikës! Mjaft është mjaft. Kosova ka zot tash. Ka popullin që luftoi për shtet dhe pavarësi dhe me siguri edhe do ta mbrojë këtë shtet të larë me gjak. Çdo sjellje tjetër tuaja, z. Thaçi, nuk është e drejtë. Harroji vendimet e trekëndëshit Paris, Moskë dhe Beograd. Tash po dihet se korrigjimi i shprehur nga ju për kufijtë e Kosovës me Serbinë vjen nga ky trekëndësh dhe ajo do të refuzohet. Mjaft është mjaft", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".Florim Zeqa

GURAZIU: THAÇI RA NË KAZANIN E PUTINIT! Sipas analistit politik Ragip Guraziu, Thaçi ra në kazanin e Putinit, sepse Vuçiq dhe Serbia e kanë Putinin si babanë e tyre."Takimi mes dy presidentëve në Francë nuk ishte i rastit, të presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Vladimir Putinit. Dhe kjo është arsyeja si po kërkon tani edhe Hashim Thaçi, që marrëveshja finale me Serbinë të kalojë përmes referendumit në Kosovë, ashtu siç po kërkon edhe Vladimir Putini, i cili në tetor të këtij viti ka lënë të nënkuptojë se nëse Kosova dëshiron pavarësi të njohur nga Rusia, ajo duhet të jetë rezultat i një referendumi, sikurse Krimeja. Dhe, kështu po ia bën argatin Hashim Thaçi Vladimir Putinit, ndërkaq PSD-ja e Shpend Jahtit ia bëri argatin Hashim Thaçit, duke ia servuar Ligjin për Referendumin në Kuvend, pikërisht kur atë e kërkon Hashim Thaçi", tha Guraziu për "Kosova Sot". Ai shton se askush tjetër, përveç Putinit, në këtë aspekt edhe Thaçit do të mendonte një referendum për një temë të tillë e që po e gjen mbështetjen tinëzare të Shpend Ahmetit në cilësinë kreut të partisë që e propozon dhe dërgon ligjin në Kuvend. "Pikërisht mendohet ky referendum, i kërkuar nga Putini dhe i implementuar nga Hashim Thaçi, që të jetësohet përmes Shpend Jahtit dhe kolegëve të tij, të cilët e sollën si draftligj më 7 nëntor të këtij viti, e që po shihet nga Thaçi si shpëtim për të, pasi ka mungesë të një uniteti në politikën kosovare për ta përkrahur marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëdalja e vetme e Thaçit shihet referendumi, pra duke mashtruar popullin, nëse do të arrijë ta bëjë këtë", tha Guraziu për "Kosova Sot". 

BADALLAJ: PAZARET TINËZARE TË HASHIM THAÇIT ME SHEFIN E KREMLINIT, VLADIMIR PUTIN Sipas analistit politik Reshat Badallaj, pazaret tinëzare të Hashim Thaçit me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, po dalin në sipërfaqe se çka është biseduar në dëm të Kosovës. "Mësit i Putinit dihet botërisht se është kush tjetër pos Behgjet Pacollit, mik i vjetër i tij që ditë më parë e lavdëroi nga goja e tij se Putini është njeri i mirë. Pra, në këtë pazar, pos kësaj bande është i bashkangjitur edhe Vuçiqi dhe njeriu i UDBsë, Baton Haxhiu. Këto merimanga të zeza janë duke e shitur vendin. Hashim zeza, me referendumin është duke kërkuar si kur njeriu duke u mbytur në det, që kërkon të shpëtojë edhe duke u kapur për një fije kashte. Në të gjitha drejtimet do të dredhojë turpshëm duke bërë atë që kërkojnë agjentët e Moskës e të Beogradit, vetëm e vetëm për interesat e tij personale, fjala është për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale", tha Badallaj për "Kosova Sot". Lojërave të pista dhe taktikave me hile më nuk u beson aspak populli dhe vetë këtë Thaçi e ka parë që e ka humbur besimin në popull dhe nga miqtë më të fuqishëm ndërkombëtarë. Këtij argati i shtohet edhe një hajn tashmë publik, Shpend Jahti. Këtij matrapazi nuk është që i intereson vendi apo Prishtina, por i intereson vetëm hajnia dhe luan rolin e shejtanit vetëm që të mbushë thasët me para", tha Badallaj për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)