Kosova si Moldavia, peng i mafio-oligarkëve

  • 16 November 2018 - 07:55
Kosova si Moldavia, peng i mafio-oligarkëve

Asnjë përpjekje serioze për dekriminalizimin e shtetit 

"Kjo gjendje do të vazhdojë akoma, derisa në skenën politike do të kemi këtë klasë politike që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull. Ky popull është gjunjëzuar dhe dorëzuar përballë kësaj kaste mafioze të politikanëve që janë fajtorë për shkatërrimin dhe kapjen e shtetit dhe të gjitha dikasteret, nuk hetohet asgjë dhe nuk merret asnjë veprim për t'i pastruar të këqijtë nga gjykatat dhe prokuroritë, që në çdo shtet normal i ndjekin kriminelët dhe të korruptuarit", vlerësoi Jeton Kelmendi për "Kosova Sot" 

Analistë të politikës dhe qytetarët vlerësojnë se Kosova është bërë një shtet i kapur nga interesat e mafio-oligarkëve që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë, njëjtë si në Moldavi, të cilin shtet Parlamenti Evropian e kritikoi ashpër përmes një rezolute. Rezoluta për Moldavinë thekson se vlerat thelbësore janë duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori. Ndërkaq nga njohësit e rrethanave politike vlerësohet se një situatë e njëjtë është edhe në Kosovë, ku oligarkët diktojnë ligjin, kanë pozitë dominuese në biznes dhe luftojnë edhe kundërshtarët politikë nëpër forma të ndryshme. Nga analistët shtrohet pyetja se përse ndërkombëtarët nuk e rrisin presionin mbi këtë klasë në pushtet, e cila ka ngulfatur çdo gjë dhe e ka në dorë gjithë shtetin bashkë me mafio-oligarkët, të cilin e përdorin për t'u pasuruar kundërligjshëm për vete dhe për të zhvatur qytetarët përmes homologimeve të panevojshme, Atestimit e shumë çka tjetër. Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova është edhe më keq se në Moldavi, edhe pse nuk kam informacion konkret, por po bazohem në tekstin e rezolutës së Parlamentit Evropian, duhet të jenë kapur Kuvendi dhe shteti i Kosovës nga banda e sundimtarëve të inkriminuar. "Ndërkombëtarët kanë punë më të mëdha sesa që të merren me një Kosovë, që është sa ndonjë lagje e shteteve të mëdha, të cilat, në ndërkohë, janë futur mes tyre në garë brutale për tregje", vlerësoi ai. Klasa politike e degraduar Analisti Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se është naivitet yni i skajshëm nëse presim që këta politikanë të korruptuar dhe të kriminalizuar, të cilët tash e 19 vjet e kanë kapur shtetin dhe ushtrojnë ndikim, në çdo institucion shtetëror dhe fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës dhe degradimin e shtetit, që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, kur këta vetë janë ata që i zhvillojnë këto aktivitete kriminale. "Ne të gjithë e dimë se krimi ekonomik bëhet kryesisht nga bizneset kriminale që janë të lidhura ngushtë me 'peshqit e mëdhenj', të politikës", u shpreh ai."Kjo gjendje do të vazhdojë akoma, derisa në skenën politike do të kemi këtë klasë politike, që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull. Rezoluta për Moldavinë thekson se vlerat thelbësore janë "duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori", theksoi më tutje Hertica. Ndërsa eksperti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se nuk jemi asgjë më mirë se Moldavia, sepse me këta banditë dhe mafiozë në pushtet dhe në skenën politike që e kanë kapur shtetin nuk ka zhvillim dhe shtet ligjor dhe demokratik, sepse te gjitha këto institucione e kanë humbur besimin tek qytetari, duke u pasuruar kundërligjshëm dhe në forma të ndryshme."Kjo gjendje do të vazhdojë akoma, derisa në skenën politike do të kemi këtë klasë politike, që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull dhe ky popull i është gjunjëzuar dhe dorëzuar përballë kësaj kaste mafioze të politikanëve, që janë fajtorët për shkatërrimin dhe kapjen e shtetit dhe të gjitha dikasteret. Nuk hetohet asgjë dhe nuk merret asnjë veprim për t'i pastruar të këqijtë nga gjykatat dhe prokuroritë që në çdo shtet normal i ndjekin kriminelët dhe të korruptuarit", vlerësoi Kelmendi. Qytetarët, tejet të zhgënjyer Krahas analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tejet të zhgënjyer me tërë klasën politike të pasluftës. Kjo ngase, sipas tyre, Kosova është bërë një shtet i kapur nga interesat e mafio-oligarkëve që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë, njëjtë si në Moldavi. Qytetari nga Prishtina, Rrahmani Rrahmani, për gazetën "Kosova Sot" thotë se Kosova e pasluftës është bërë mu sikurse Moldavia. "Në Kosovën e lirë tash e 20 vjet askush nga pushtetarët tanë nuk mendoi për qytetarët, por vetëm se si të pasurohen për veten e tyre. Dhe, përderisa qytetarët tanë vetëm po vuajnë nga mjerimi e skamja që i ka kapluar në anën tjetër janë pushtetarët tanë që vetëm po e rrisin pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme, duke menduar vetëm për veten e tyre dhe duke harruar se bërthama e një shteti është qytetari e jo pushtetari, sepse pa qytetarë nuk ka shtet", vlerësoi ai. "Nëse pushtetarët tanë vazhdojnë me këtë qeverisje edhe për Kosovën shumë shpejt Parlamenti Evropian do të miratojnë një rezolutë kundër pushtetarëve tanë hajna, që po i shfrytëzojnë qytetarët tanë vetëm sa për të votuar", tha Rrahmani. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Reshat Salihu, për gazetën "Kosova Sot", thotë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova është bërë një shtet i kapur nga interesat e mafio-oligarkëve që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë, njëjtë si në Moldavi. "E tëra kjo po ndodh ngase një situatë e njëjtë është edhe në Kosovë, ku grupet e mafiozëve dhe të oligarkëve e diktojnë bërjen e ligjit, duke ia përshtatur interesave të tyre, sepse ata i kanë pozitat dominuese në politikë e në biznes", vlerësoi ai. Sipas Salihut, nuk duhet që të çuditemi se përse ndërkombëtarët nuk po e rrisin presionin mbi këtë klasë në pushtet, e cila ka ngulfatur çdo gjë dhe e ka në dorë gjithë shtetin bashkë me mafio-oligarkët, të cilin e përdorin për t'u pasuruar kundërligjshëm për vete dhe për të zhvatur qytetarët përmes homologimeve të panevojshme, Atestimit e shumëçka tjetër.

UNDIMTARËT E KOSOVËS "Fatkeqësisht, sundimtarët e inkriminuar kanë fantazi të zhvilluar, për të gjetur forma si të zhvatin popullin dhe buxhetin e Kosovës, e të duket sikur është veprim legal, ligjor. Por, është në natyrë të sundimtarëve të brutalizojnë sundimin e tyre, për aq sa populli i duron. Prandaj, meqë i durojmë, le të ushtrojnë sundimin e tyre të keq", tha Ibrahim Kelmendi për "Kosova Sot" 

TË EMËRUARIT E MAFIOPOLITIKËS "E tëra kjo po ndodh ngase pjesa dërrmuese e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve janë të emëruar politikisht nga mafia-politika, prandaj edhe skena politike është e tejkriminalizuar dhe e tejkorruptuar, sepse nuk ka kush t'i fusë në grila këta kriminelë të veshur me petkun e politikanit", tha Ali Hertica për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)