Qytetarët vlerësojnë se nëse kanë shteruar mjetet e tjera, atëherë greva mbetet opcion

  • 18 November 2018 - 11:23
Qytetarët vlerësojnë se nëse kanë shteruar mjetet e tjera, atëherë greva mbetet opcion

Krenare Koqi shprehet se në është idhtare e të drejtave të punës dhe i përkrah të gjitha iniciativat te cilat vijnë nga Sindikatat e ndryshme. “Secili nga ne duhet ta ketë të drejtën e tij si dhe secila punë duhet ta ketë dinjitetin e merituar. Secila kërkesë duhet të jetë e përpiluar mirë dhe konstruktive”.


Baki Avdaj thekson se çështjet duhet të zgjidhen përmes institucioneve e jo përmes grevës. “Greva në arsim shkakton pakënaqësi edhe te nxënësit edhe te prindërit. “Por, nëse janë shtjerrë të gjitha mundësitë në mes institucioneve dhe SBASH-ut për arritjen e ndonjë marrëveshje greva mendoj se duhet të mbahet”.


Ibrahim Skenderi thotë se respekton të drejtën e veprimit të institicionit të grevës me qëllim të realizimit të së drejtës demokratike. “Megjithatë veprimi ynë përgjithësisht mund të sjellë përçarje në baza partiake me efekte të kundërta nga synimi. Kështu na ka ndodhur edhe në kohën e Qeverisë së Bajram Rexhepit”.


Myrfet Shasivari pohon se si shtet jemi në fazat kritike për ndërtimi. “Ndaj, jo vetëm mësimdhënësit, por edhe mjekët, gjykatësit, prokurorët, të gjitha segmentet e administratës publike, por edhe të sigurisë, e punëtorët e tjerë në subjektet publike, duhet të ndërgjegjësohen për këtë gjendje dhe të japin maksimumin e tyre në realizimin e detyrave”.

 

 


(Kosova Sot)