Basha: Rama nuk ka pranga për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi për ta rrëzuar

  • 18 November 2018 - 18:47
Basha: Rama nuk ka pranga për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi për ta rrëzuar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga të rinjtë e FRPD-së në Berat që të çohen në këmbë për të luftuar dhe larguar nga pushteti qeverinë e të majtëve, duke thënë kjo maxhorancë nuk ka pranga për të gjithë shqiptarët.

Lideri i demokratëve shtoi gjithashtu se kur pushteti shkel me të dyja këmbët ligjin, atëherë popullit i lind e drejta ta luftojë atë me çdo mjet.

"Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata që mbajnë peng të ardhmen tuaj.

Pushteti ku kthehet në dhunues i ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë. Ata që  thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet  largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë”-tha Basha.

 

(Kosova Sot)