Kosovën po e mbajnë të gjallë remitencat e diasporës?

  • 19 November 2018 - 10:21
Kosovën po e mbajnë të gjallë remitencat e diasporës?

Skender Morina mendon se dërgesat e parave të gatshme, si dhe ato të investuara në infrastrukturën 
familjare si para luftës gjatë dhe pas luftës janë një infuzion që mbanë gjallë ekonominë,
jetën dhe mbijetesën e shumë bizneseve të vogla e të mesme në Kosovë.

Skender Thaçi shprehet se pa diasporën nuk mundet të ekzistojë Kosova. “Ata janë duke mbajtur gjallë siç thuhet Kosovën. Remitencat janë baza parësore e të jetuarit në Kosovë. Po, të shihen pagat e këtushme dhe të shihet jeta dhe standardi është falë atyre remitencave të diasporës”.

Qemal Mehemeti thekson se dihet se remitancat e diasporës janë më tepër se 1/3 e buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës dhe më tepër se shuma që ndahet për paga në sektorin publik atëherë kjo formë e të hyrave përbën pothuajse arterien kryesore për popullatën kosovare. “Pa këtë arterie një pjesë e madhe e bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe e popullatës nuk do të mbijetonin”.

Masar Sinani thotë se remitencat janë oksigjeni i Kosovës ngase ato tashmë janë bërë pjesë e jetës së këtij vendi. “Papunësia, pagat e ulëta dhe problemet tjera kanë bërë që remitencat të jenë faktorë kryesor në zbutjen e tyre”. 

 

(Kosova Sot)