Shefi i Policisë: Ka humbur INTERPOL-i, jo ne

  • 20 November 2018 - 12:37
Shefi i Policisë: Ka humbur INTERPOL-i, jo ne

Edhe shefi i Policisë, Rashit Qalaj pati disa fjalë për të thënë pas dështimit të anëtarëesimit në INTERPOL. Qalaj thotë se dështimi nuk ka të bëjë me Policinë, por kryekëput me politikën. Ndërsa, sipas shefit të Policisë, INTERPOL ka humbur shumë duke mos u bërë Policia e Kosovës pjesë e tij.

Qalaj ndihet rehat me nivelin e Policisë së Kosovës, ndërsa thotë se dështimi në anëtarësim nuk ka të bëjë me Policisë, por krykput me politikën

“Nuk ka të bëjë asgjë me punën e Policisë, por me politikën ose më mirë të them me gjeopolitikën”, ka thënë Qalaj

Qalaj nga Dubai ku u mbajtë Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka thënë se me secilin përfaqësues të shteteve që kanë folur, ata u kanë thënë se “ende nuk kemi qëndrim politik”

Krejt në fund Qalaj thotë se nuk janë të dëshpëruar dhe se do të provohet edhe vitin tjetër anëtarësimi. Po ashtu ai tregon se me mospranimin e Kosovës ka humbur INTERPOL-i, pasi që është edhe në interes të organizatës ndërkombëtare që Policia e Kosovës t’i bashkohet,

“Nuk na dashuron. Policia e Kosovës do të jetë pjesë  Nuk ka humbur Policia e  Kosovës. Ka humbur INTERPOL-i”, është shprehur shefi i Policisë. 

(Kosova Sot)