Deputetja e Vetëvendosjes kërkon dorëheqje masive

  • 20 November 2018 - 13:15
Deputetja e Vetëvendosjes kërkon dorëheqje masive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ajo ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të japë dorëheqje.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Haradinaj së bashku me ministrat dhe zëvendësministrat duhet të japin dorëheqje, e sipas saj sa më herët që të bëhet kjo, është më mirë për Kosovën.

"Kryeministër, jep dorëheqje sot mos e le për nesër. Merri me vete edhe ministrat e zv.ministrat. Sa më shpejt aq më mirë për Kosovën dhe qytetarët", ka shkruar Pacolli. 

 

(Kosova Sot)