Ballkani përfshihet nga dëbora, shiu dhe erërat e forta

  • 20 November 2018 - 13:36
Ballkani përfshihet nga dëbora, shiu dhe erërat e forta

Disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës sot janë mbuluar nga reshjet e dëborës, ndërkohë që në Malin e Zi është shpallur alarm i kuq për shkak të motit me dëborë dhe në Serbi priten reshje të shiut dhe erëra të fortë.

Dëborë po bie edhe në bregdetin kroat, në Gorski Kotar, Lika, Sllavoni dhe në Kroacinë Qendrore dhe Veriperëndimore, ndërsa për shkak të kushteve të këqia është ndaluar qarkullimi për kamionët me rimorkio në brendësi të Dalmacisë, Rijekës, Istrës dhe anasjelltas.

Në Bosnje-Hercegovinë për shkak të dëborës ka pasur probleme në rrugë.

Në Serbi ndërkaq pritet shkrirja e dëborës që ka rënë para disa ditëve si dhe një pakësim i reshjeve të rrëmbyera të shiut.

(Kosova Sot)