Azerbajxhani votoi kundër Kosovës në INTERPOL, sonte luan në Prishtinë

  • 20 November 2018 - 18:08
Azerbajxhani votoi kundër Kosovës në INTERPOL, sonte luan në Prishtinë

Njëra prej shteteve të shumta që sot dha votë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është edhe Azerbajxhani. Pikërisht sonte, kombëtarja e tyre do të zhvillojë lojë futbolli në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit në takimin e fundit dhe më të rëndësishëm në Grupin 3 të Ligës D, i cili do ta përcaktojë fituesin e grupit, që nënkupton promovim në një nivel më të lartë të Ligës së Kombeve, Ligën C, si dhe play-off në rrugë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

 

(Kosova Sot)