Është gjetur skeleti antik i një gruaje shtatzënë në Egjipt

  • 20 November 2018 - 18:09
Është gjetur skeleti antik i një gruaje shtatzënë në Egjipt

Skeleti i një gruaje, e cila besohet se kishte vdekur para rreth 3700 viteve dhe e cila duket se ishte në javët e fundit të shtatzanisë, është gjetur nga arkeologët në jug të Egjiptit. Ekspertët thonë se gruaja ka vdekur shkaku i punës së rëndë fizike.

Ekspertët e Universitetit të Bolonjas i gjetën mbetjet skeletore në qytetin Aswan, i cili ndodhet rreth 850 kilometra në jug të Kairos. Mustafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se gropat ku u gjet skeleti janë përdorur nga udhëtarët mes viteve 1750 dhe 1550 para lindjes së Krishtit.

Ekspertët thonë se gruaja si duket ka vuajtur nga një thyerje që nuk është trajtuar si duhet dhe e cila, sipas të gjitha gjasave, e ka shkaktuar vdekjen e saj. Skeleti i gruas ishte i mbështjellur me një mbështjellës të lëkurës. “Kjo është njëra ndër gjetjet më të rëndësishme që tregon për jetën e përditshme, veprimtaritë e punës dhe zhvillimin e artit në Egjiptin e lashtë”, tha sekretari i antikiteteve, shkruan “Daily Mail”.

 

(Kosova Sot)